Rezistenca e ukrainasve për "Kështjellën e Bahmutit"

Ushtarët ukrainas duke gjuajtur me një obus vetëlëvizës drejt pozicioneve ruse afër Bahmutit, rajoni i Donjeckut, më 5 mars.

Qyteti i rrënuar në Ukrainën lindore, të cilin presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur  "kështjella jonë", vazhdon të rrethohet nga forcat ruse.

Reagimi i një ushtari ukrainas, pasi hap zjarr nga një obus vetëlëvizës drejt pozocioneve ruse.

Lufta për qytetin, e njohur si "Bluesi i mishit në Bahmut", e cila filloi gjatë verës, deri tani ka lënë pas pamje të tmerrshme të vdekjes dhe të shkatërrimit.

Bahmuti, i cili shtrihet midis dy kryqëzimeve të rëndësishme dhe para luftës kishte një popullsi prej rreth 70.000 banorësh, tashmë është shkatërruar pothuajse tërësisht gjatë luftës së ashpër me forcat ruse.

Ushtarët ukrainas, të cilët u caktuan për mbrojtjen e qytetit, janë duke banuar në llogore të përmbytura me baltë.

Ushtria e Moskës vazhdon të bombardojë qytetin e shkatërruar dhe forcat ukrainase pa pushim.

Ushtarët ukrainas duke gjuajtur me një obus 2S5 Giatsint-S në drejtim të trupave ruse.

Një ushtar ukrainas duke shikuar nga një obus vetëlëvizës.

Ushtarët nga Ukraina duke zënë pozicione përgjatë vijës së frontit në zonën e Bahmutit.

Duart e mbështjella me fasha të një ushtari të plagosur ukrainas.

Forcat ukrainase duke përdorur dronë për të gjetur dhe shënjestuar pozicionet ruse.
 

Helikopterët e Forcave të Armatosura të Ukrainës duke fluturuar mbi një fushë jashtë Bahmutit .

 

Mes frikës në rritje se Kievi mund t'i tërheqë forcat e veta nga qyteti i shkatërruar, ushtarët ukrainas u panë duke hapur llogore të reja jashtë Bahmut në 4 Mars. 

Derisa lufta për kontrollin e qytetit vazhdon, ushtarët ukrainas shihen duke pushuar në një strehë.

Lufta për rajonin lindor të Donbasit është "e vështirë dhe sfiduese", tha Zelenskiy në video-mesazhin e tij të natës më 5 mars, teksa ushtarët e Kremlinit vazhduan përpjekjet e tyre për të rrethuar qytetin.

Trupat ukrainase po zhvillojnë një luftë të ashpër, përderisa forcat e Moskës vazhdojnë të afrohen në qytetin lindor të Bahmutit. (Përgatiti: Albina Kastrati)