Fëmijët e harruar të Sanxhakut
Your browser doesn’t support HTML5
E lusim Serbinë që t’i kthejë në shtëpi, thonë disa nëna nga Sanxhaku që kanë fëmijë të ngujuar në kampe dhe burgje të Sirisë. Rreth 30 gra dhe fëmijë nga Serbia jetojnë në kushte çnjerëzore në kampet siriane, vlerësojnë organizatat joqeveritare. Shumë prej atyre që vullnetarisht ose me mashtrime shkuan në Lindjen e Mesme, për t’iu bashkuar të ashtuquajturit “kalifat islamik”, duan të kthehen, por nuk mund ta bëjnë këtë pa ndihmën e autoriteteve në Serbi. Tri nëna flasin për herë të parë publikisht për vuajtjet dhe përpjekjet e tyre për t’i sjellë fëmijët në shtëpi. (Përgatitën: Valona Tela, Ibrahim Berisha)