Lufta me portokaj

Njerëzit shikojnë një burrë të veshur me kostumin e "Gjeneralit" teksa kalëron mes turmës së njerëzve, të mbledhur për një luftë të pazakonshme me portokaj. Origjina e luftës masive për ushqimin besohet se daton nga vitet 1200 dhe revolta kundër një baroni tiran, që rezultoi në rrëzimin e tij, shkatërrimin e kështjellës së tij dhe krijimin e një komune të lirë.

Beteja fillimisht ishte zhvilluar me fasule, duke kaluar në portokaj dikur gjatë rrugës.
Rajoni verior i Piemontes nuk është i njohur për kultivimin e portokallit dhe "municioni" i biodegradueshëm u soll nga jugu i Italisë.

Pjesëmarrës të karnavalit me maska artistike marrin pjesë në luftën me portokaj në Ivrea, Itali, 11 shkurt 2024.

Njerëzit duke gjuajtur njëri-tjetrin me portokaj si pjesë e festimeve të karnavaleve në qytetin verior italian të Piemontes, Ivrea, Itali, 13 shkurt 2024.

Një pjesëmarrës i veshur me kostum karnavali mban dy portokaj teksa qëndron mes frutave të copëtuara e të shkelura në tokë, Ivrea, Itali, 11 shkurt 2024.

Njerëzit me kostume mbrojtëse gjuajnë njëri-tjetrin me portokaj.

Disa pjesëmarrës me helmeta gjatë luftës me portokaj në Ivrea, Itali. 

Organizatorët thonë se kjo është një ngjarje pa mbeturina, pasi ata blejnë portokaj që nuk janë për konsum dhe që do të hidheshin.

Një burrë mbush një kovë me fruta gjatë "Betejës me portokaj" më 13 shkurt 2024.

Pjesëmarrës të luftimeve me portokaj. 

Një goditje precize me portokall... 

Një vajzë buzëqesh ndërsa fytyra e saj është larë me lëng portokalli

Arka të zbrazëta dhe portokaj të bërë copë e grimë pas përfundimit të festivalit në qytetin Ivrea, Itali. 

Rrugë të mbuluara me portokaj të copëtuar dhe shkelur pas festivalit.

Në fund të ditëve, sheshet u mbuluan me një shtresë pure portokajsh, si rezultat i tonelata  frutash që jo vetëm hidhen, por edhe shkelen nga mijëra turistë dhe banorë që përmbytin qytetin gjatë ngjarjes që zgjat tri ditë e që përfundoi të martën. Mbeturinat organike mblidhen me parmendë dhe transportohen në qendrën e përzierjes së plehrave në qytet.

Gjatë tri ditëve të plota, afro 1000 tonelata portokaj u hodhën në rikrijimin e një beteje mesjetare që u bë epiqendra e festës vjetore të karnavalit në qytetin verior italian, Ivrea. Më poshtë ju sjellim fotografi nga kjo luftë me portokaj.