Pikturimi i veturave të djegura për t'i ndihmuar artistët ukrainas
Një luledielli, lulja kombëtare e Ukrainës, shihet në një makinë të djegur në Irpin, afër Kievit. Instalacioni po shkakton shqetësim mes disa ukrainasve, ndërsa të tjerë përshëndesin qasjen e re për mbledhjen e parave për komunitetin artistik të vendit, i cili po lëngon gjatë luftës.
Instalacioni ndodhet në rrugën kryesore që të çon në Irpin, ku autoritetet thonë se 200-300 civilë u vranë gjatë pushtimit që filloi më 24 shkurt. Qyteti i shkatërruar u mor nga forcat ukrainase në fund të marsit. Autoritetet e qytetit miratuan punën e artistëve dhe siguruan ata se askush nuk kishte vdekur në këto automjete.
Një pronar automjeti falënderoi artistët "për ripërdorimin e këtyre makinave në diçka më të bukur". Por një banori të Kievit nuk i pëlqeu ky lloj arti, duke thënë se: "Kujtimet janë ende super të freskëta".
"Unë e kuptoj idenë e luleve që tregojnë shpresë për të ardhmen dhe se Ukraina nuk mund të shkatërrohet pavarësisht asaj që rusët u përpoqën të bënin këtu, por ndoshta është shumë shpejt," thotë Casimir Kiendl.
Trek Kelly, një muralist me bazë në Los Anxhelos dhe Olena Yanko, një artiste ukrainase e përfshirë në projekt, thonë se respektojnë shqetësimet e banorëve, por shpresojnë se uebi ku do të publikohen këto verpa, do të bëhet një vend për reflektim.
"Po, ka njerëz që nuk na kuptuan. Ata mendojnë se ne po kërcejmë mbi varret e atyre që vdiqën", thotë Yanko. "Por ne duam të tregojmë se...jeta do të vazhdojë. Ne do ta fitojmë [luftën] dhe mund ta mposhtim armikun, qoftë me brushën që pikturojmë apo me armë”.
Trek Kelly, i cili ndihmoi në inicimin e projektit, më 10 gusht.
Artistët Vyacheslav Rybka dhe Olena Yanko ngjyrosin një nga makinat e shumta që përbëjnë instalacionin. Organizata bamirëse e SHBA-së beautifyearth.org po pranon donacione të liruara nga taksat për artistët dhe detajet se ku mund të blihen veprat do të publikohen së shpejti.
Një ushtar ukrainas lutet para instalacionit.