Në strehimoret ku Hamasi vrau izraelitët e bllokuar
Në këtë fotografi shihet Rudy Glazer, vëllai i Hanini Glazerit që u vra teksa po përpiqej të mbrohej në një strehë kundër bombave. Ai ishte në Festivalin Nova, gjatë sulmeve të 7 tetorit nga persona të armatosur palestinezë të Hamasit - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Tali Kizhner shihet e pikëlluar në strehimoren kundër bombave, në të cilën djali i saj, Segev Israel Kizhner, kërkoi strehim para se të vritej nga Hamasi më 7 tetor. Reim, Izraeli jugor, 18 dhjetor 2023.
"Doja të dija se ku ishin momentet e tij të fundit, nëse kishte ku të fshihej. Çfarë ndodhi atje... Për ta ndjerë atë", tha ajo.
Vajzat duke vizituar një strehimore nga bombat ku njerëzit që kërkuan të mbroheshin më 7 tetor, u sulmuan dhe vranë nga persona të armatosur palestinezë të Hamasit.
Ushtarët izraelitë vizitojnë një strehimore kundër bombave, në të cilën Segev Israel Kizhner u fut të mbrohej para se të vritej nga persona të armatosur të grupit radikal palestinez Hamas.
Barak Levi lutet në hyrjen e një strehimoreje kundër bombave, ku u sulmuan dhe vranë njerëzit që u strehuan aty më 7 tetor, nga persona të armatosur të grupit radikal palestinez Hamas, jashtë Sderotit në Izraelin jugor, 8 dhjetor 2023.
Mbishkrime në murin në hyrje të strehimores në Kibbutz Beeri në Izraelin jugor, 8 dhjetor 2023. Këtu po ashtu u vranë njerëzit që u strehuan nga sulmet në Festivalin Nova më 7 tetor nga Hamasi.
Dhomat e vogla e të ngushta rreth 6 metra katrorë, siguruan mbrojtje të vogël nga personat e armatosur, të cilët, nën mbulesën e breshërisë së raketave, kishin hyrë në Izrael, kishin sulmuar qytetet dhe fshatrat përreth dhe kishin ngritur prita në rrugë.
Brendia e një prej strehimoreve nga bombat me 22 dhjetor, në të cilën njerëzit u vranë nga persona të armatosur të grupit radikal palestinez Hamas, në Kibbutz Mefalsim në Izraelin jugor.
Një mural në një strehimore kundër bombave afër kufirit me Gazën.
Familja e Hanan Amar, i cili u vra në një prej strehimoreve kundër bombave në Reim, në Izraelin jugor, 18 dhjetor 2023.
Një plumb në murin e strehimores.
Një burrë prek një të çarë të krijuar në murin e një strehimoreje që u sulmua nga Hamasi, afër kufirit me Gazën.
"Këtu vdiq ëndrra e paqes", shkruan në hebraisht në murin e një strehimoreje.
Muret e betonta të strehimoreve në Rrugën 232 përmes Izraelit jugor janë bërë kanavacë e dhimbjes për familjen dhe miqtë e të vrarëve brenda tyre. Mbishkrimet, vizatimet, lutjet dhe poezitë përkujtojnë të vdekurit.
Një tjetër mural në një prej strehimoreve kundër bombave, brenda së cilës u vranë njerëzit që ishin strehuar në tetor.
Një burrë i armatosur kap kokën me dorë brenda strehimores ku u vranë njerëz, kryesisht të rinj që po merrnin pjesë në Festivalin Nova kur u sulmuan nga grupi radikal palestinez Hamas - i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.