Lufta e artiljerëve ukrainas për Pokrovskun

Dmytro, një anëtar i Brigadës së 15-të të Gardës Kombëtare të Ukrainës, hedh një gëzhojë të shpenzuar pasi qëlloi mbi pozicionet ruse pranë Pokrovskut, më 5 shtator. Qyteti është qendër kryesore logjistike për ushtrinë ukrainase,

Ministria ruse e Mbrojtjes raportoi më 8 shtator se forcat e saj kishin pushtuar qytetin Novohrodivka, rreth 12 kilometra nga Pokrovsku.

 

Një ushtar ukrainas përgatit predha 105 milimetërshe.

Nëse bie Pokrovsku, i cili dikur kishte një popullsi prej rreth 60.000 banorësh, Ukrainës mund t'i duhet të tërhiqet në Çasiv Jari, duke e çuar vijën e parë më afër Kramatorskut.

 

Kjo njësi artilerie, e ngarkuar për zmbrapsjen e përparimeve të forcave ruse, gjuan qindra fishekë çdo ditë.

Yuriy, një 40-vjeçar që doli vullnetar për të luftuar një ditë pas pushtimit të plotë të Rusisë më 24 shkurt 2022, del nga bunkeri i tij për një kafe të nxehtë në një moment qetësie të shkurtër gjatë luftimeve.

Teksa priste të bëhej kafeja, Oleksandr vendos shpejt përkrenaren e tij, fik ngrohësen e ujit dhe vrapon drejt obusit pasi jepet urdhrit "Për të luftuar!".

Oleksandr është përgjegjës për bartjen e predhave që peshojnë nga 15 deri në 20 kilogramë. Ai ka një rol vendimtar në ruajtjen e efektivitetit të njësisë së artilerisë.

Dmytro, një vullnetar 31-vjeçar që fillimisht shërbeu në këmbësori para se të bëhej komandant artilerie, flet për udhëtimin e tij:

“Kam nisur si këmbësor, pastaj u bëra artiler dhe tani jam komandant, kështu shkon".
 

Sashas, 22 vjeç, anëtar i njësisë që më parë ka punuar si saldues, i pëlqen të tymosë cigare.

Dmytro ndez një cigare me shpejtësi përpara se të kthehet për të ngarkuar një predhë tjetër.

Dmytro ngarkon municionin në hapësirën e veçante dhe mbyll këllëfin e municionit, duke e përgatitur atë për një tjetër breshëri.

"Ky është një drejtim shumë i vështirë, këmbësoria (ruse) kryen vazhdimisht 'sulme mishi' [v.j. Termi 'sulm mishi' i referohet sulmit kur personeli ushtarak rus grumbullohet në zonën e armikut pa pothuajse asnjë mbrojtje]" thotë Dmytro.

"Ne punojmë vazhdimisht për t'i zmbrapsur".

 

Pjesa e artilerisë synohet duke përdorur sistemin e vështrimit dhe informacionin e siguruar nga zbulimi.

"Për t'iu kundërvënë numrit të madh dhe të vogël (të këmbësorisë ruse që ecën përpara), ne gjuajmë, si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë natës", tha Yuriy.
 

Tymi shihet nga sulmet pak më larg, ndërsa luftimet e ashpra pranë Pokrovskut vazhdojnë.