Lot dhe lutje teksa rezervistët rusë nisen për luftë
Rekrutët rusë duke u mbledhur brenda një qendre grumbullimi ushtarak në Batajsk, në rajonin jugor rus të Rostovit mbi Don, më 26 shtator.
Një kundërofensivë ukrainase së fundi zmbrapsi forcat ruse nga pjesa më e madhe e rajonit të Harkivit, teksa është raportuar për humbje të mëdha të ushtarëve dhe të armatimit.
Një prift ortodoks duke i bekuar ushtarët e ardhshëm.
Patriku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, u ka thënë besimtarëve se “sakrifica e kryerjes së detyrave ushtarake pastron nga të gjitha mëkatet”. Komentet e patrikut gjatë shërbesës së të dielës, më 25 shtator, erdhën mes protestave nëpër vend dhe rritjes së kritikave për vendimin e fundit të Kremlinit për “mobilizim të pjesshëm” për mbushjen e radhëve ruse në fushëbetejë në Ukrainë.
Një rezervist i thirrur duke u përshëndetur me më të dashurit e tij para largimit.
Në pjesë të Ukrainës lindore dhe në rajonin verilindor të Harkivit kanë nisur luftime të ashpra ndërmjet forcave ukrainase dhe atyre ruse. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se rajoni lindor i Donjeckut mbetet prioriteti kyç strategjik i Ukrainës – dhe i Rusisë – teksa luftimet po zhvillohen në disa vendbanime, ndërsa trupat ruse po përpiqen të avancojnë drejt jugut dhe perëndimit.
Rekrutët duke arritur në një pikë grumbullimi në Batajsk.
Komanda jugore e forcave të armatosura të Ukrainës ka thënë më 27 shtator se kundërofensiva e saj në rajonin juglindor të Hersonit i ka shkaktuar armikut humbjen e 77 pjesëtarëve, gjashtë tankeve, pesë obusëve, tri sistemeve kundërajrore dhe 14 autoblindave. Ky pohim nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.
Ndarjet mes lotësh ishin të shpeshta në mesin e familjeve të rezervistëve në qytezën siberiane Tara, në rajonin e Omskut.
Numri i njerëzve të arrestuar në Rusi, pas protestave kundër mobilizimit të pjesshëm ushtarak në vend, ka arritur në gati 2.500 në mbarë vendin.
Rezervisti i thirrur për të shërbyer, Dmitry, dhe nusja e tij, Yevgenia, u martuan pak para nisjes së tij drejt një baze ushtarake.
Hetuesit e Këshillit për të Drejta të Njeriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara kanë ardhur në përfundim se Rusia ka kryer krime lufte në Ukrainë, si bombardimin e zonave të banimit civil, “një numër të madh ekzekutimesh”, torturime dhe dhunë seksuale, përfshirë përdhunimin e fëmijëve.
Një autobus me rezervistë duke u nisur nga Tara, më 26 shtator.
Njerëzit duke u përshëndetur me rezervistët në vendbanimin siberian Bolshereçje, në rajonin rus të Omskut, më 25 shtator.
Rezervistët e thirrur për të shërbyer duke marrë pjesë në një ceremoni lamtumirës, para një qendre rekrutimi në Batajsk.
Një grua duke e përqafuar një rezervist të thirrur gjatë mobilizimit të pjesshëm, para nisjes së tij drejt në baze ushtarake, në Batajsk, në rajonin rus të Rostovit, më 26 shtator.
Një grua duke qarë në Batajsk, teksa rezervistët e thirrur gjatë mobilizimit të pjesshëm niseshin drejt bazave ushtarake, më 26 shtator.
Dhjetëra rezervistë u grumbulluan në Batajsk, para nisjes drejt bazave ushtarake ruse.
Grumbullimet zgjatën deri natën në Tara, më 26 shtator.
Një pllakat rekrutimi në Moskë, me sloganin “Lavdi heronjve të Rusisë”.
Bashkimi Evropian planifikon t’i bashkohet Mbretërisë së Bashkuar dhe të tjerëve në vendosjen e sanksioneve ndaj organizatorëve të “referendumeve ilegale dhe jolegjitime”, të cilat janë zhvilluar në katër rajone të Ukrainës, të cilat janë të paktën pjesërisht të kontrolluara nga Moska.
Referendumet, të cilat nisën më 23 shtator, dhe zgjatën deri më 27 shtator, janë dënuar nga Kievi, nga udhëheqësit perëndimorë, dhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, si përgatitje jolegjitime dhe të orkestruara për aneksim ilegal territoresh nga ana e Rusisë.