Llogore, baltë dhe vdekje: Ukraina po mbahet në Bahmut
Një ushtar ukrainas duke qëlluar me mortaja drejt pozicioneve ruse pranë Bahmutit.
Forcat e Moskës, të udhëhequra nga grupi ushtarak Wagner, pothuajse kanë rrethuar trupat ukrainase teksa ato mbajnë pjesën perëndimore të qytetit në Donbas.
Një ushtar ukrainas dëgjon zjarrin e artilerisë. Bahmuti ka qëndruar për muaj të tërë bombardimesh.
Rusia, e cila i referohet qytetit me emrin Artyomovsk të epokës sovjetike, thotë se kapja e Bahmutit do ta lejojë atë të nisë ofensiva më thellë në territorin ukrainas.
Zëri i artilerisë gjëmon lart, ndërsa ushtarët ukrainas pushojnë në gropë.
Gjërat personale të një ushtari ukrainas.
Ushtarët presin t'i lokalizojnë objektivat -- shpesh me ndihmën e dronëve -- dhe më pas të qëllojnë në forcat ruse përpara se të kthehen në gropat e tyre.
Së fundi ka pasur valë sulmesh ruse dhe numër të lartë të viktimave nga të dyja palët.
Ushtria ukrainase tha më 17 mars se kishte zmbrapsur një seri tjetër sulmesh ruse mbi Bahmutin.