Lideri i Koresë Veriore Kim Jong-un, e ka pranuar zyrtarisht se shteti i tij është duke u përballur me mungesa të ushqimit.
Duke iu drejtuar zyrtarëve të lartë shtetërorë, Kim ka thënë se “situata me ushqim është duke u rënduar”.
Ai ka thënë se sektori i bujqësisë ka dështuar të përmbushë objektivat për grurin, për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, të cilat kanë shkaktuar vërshime.
Ekzistojnë raportime se çmimet e ushqimeve janë rritur, pasi NK News ka thënë se një kilogram banane kushton 45 dollarë.
SHIKONI EDHE: K.Veriore thotë se jetimët po kryejnë punë vullnetare në minieraKy shtet ka mbyllur kufijtë me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri.
Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë.
Koreja Veriore varet nga Kina për ushqim dhe karburante.
Mirëpo ky shtet është duke u përballur me shumë vështirësi edhe për shkak të sanksioneve ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programit bërthamor.
Në muajin prill, Kim pati bërë një deklaratë të rrallë, duke iu bërë thirrje zyrtarëve që të përgatiten për një tjetër “Mars të rëndë”.
SHIKONI EDHE: Kim paralajmëron krizë të vështirë në Korenë e VeriutKjo shprehje përdoret nga zyrtarë verikoreanë për t’iu referuar vështirësive me të cilat është përballur ky shtet gjatë krizës së urisë në vitet 1990, kur rënia e Bashkimit Sovjetik ka lënë Korenë Veriore pa ndihmë elementare.
Numri total i verikoreanëve që kanë vdekur atëbotë nga uria, nuk dihet saktë, por besohet të ketë qenë 3 milionë.