Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë të shtunën se Hamasi – i cili është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – do të “mbetet i gjallë”, megjithëse lideri i tij Yahya Sinwar u vra ditë më parë.
Khamenei tha në një komunikatë të shtunën se “humbja e Sinwarit është padyshim e dhembshme për Boshtin e Rezistencës”, duke iu referuar rrjetit të disa grupeve të mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme, ndër to edhe Hamasi.
“Por, ky front nuk do të ndalojë së përparuari me figura të rëndësishme martirizimi”, shtoi ai.
Your browser doesn’t support HTML5
Sinwar, i cilësuar si arkitekti i sulmit të 7 tetorit 2023 që e nxiti luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, u vra në jug të Gazës nga një sulm izraelit më 16 tetor.
Vdekja e tij u konfirmuar një ditë më vonë nga një zyrtar i lartë politik i Hamasit.
Gjendja në Gazë vazhdon të jetë e rëndë, ku 21 njerëz, përfshirë fëmijë, u vranë nga bombardimet izraelite të shtunën, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.
Të paktën 10 prej tyre u vranë në pjesën qendrore të Gazës kur një shtëpi u godit në qytetin Zaëayda, sipas Spitalit Al-Aksa, ku u dërguan viktimat.
Një tjetër sulm vrau 11 njerëz, të gjithë nga e njëjta familje, në kampin e refugjatëve Maghazi, sipas spitaleve Al-Aksa në Deir al-Balah.
Qeveria izraelite tha se një dron u lëshua drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në qytetin bregdetar Caesarea mëngjesin e së shtunës. Zyra e tij tha në një komunikatë se as Netanyahu dhe as gruaja e tij nuk ishin në shtëpi në atë kohë. Nuk u raportua për viktima.
Sulmi me dron ndodhi në mëngjes derisa sirenat binin në Izrael, duke paralajmëruar për sulme të ardhshme nga Libani.
SHIKONI EDHE: Shtëpia e Netanyahut u sulmua me dron, thotë zëdhënësi i tijNë Liban, autoritetet thanë se dy njerëz u vranë në një sulm izraelit në Jounieh, në veri të Bejrutit të shtunën. Jounieh, një qytet me shumicë të krishterë, nuk ishte goditur më parë gjatë këmbimit të sulmeve mes Izraelit dhe Hezbollahut gjatë vitit të fundit, pas fillimit të luftës në Gaza vitin e kaluar.
Izraeli e intensifikoi bombardimin e Libanit më 23 shtator dhe më vonë atë muaj i dërgoi trupa tokësore brenda Libanit.
Ushtria izraelite po kryen tani sulme edhe jashtë bastioneve tradicionale të Hezbollahut, grupit të mbështetur nga Irani.
Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike.