Presidenti amerikan Joe Biden, ka bërë sërish thirrje për unitet të Perëndimit dhe ka lavdëruar udhëheqësinë e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, para nisjes së Samitit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7), në të cilin do të diskutohen sanksionet ndaj Rusisë si pasojë e luftës në Ukrainë.
Ky grup përbëhet nga: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia.
“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”, i ka thënë Biden, Scholzit para nisjes së samitit dyditor në Alpet gjermane më vonë gjatë ditës së diel.
Ai ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin, ka shpresuar se “NATO-ja dhe G7 disi do të copëtoheshin, mirëpo kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë”.
Para nisjes së samitit, zyrtarët amerikanë dhe ata britanikë kanë bërë të ditur se vendet anëtare të këtij samiti do të vendosin ndalesë në blerjet e arit rus, me qëllim të shënjestrimit të elitës ruse.
SHIKONI EDHE: G7 paralajmëron ndalesë në arin rusTakimi i G7-ës është një prej ky samiteve kyçe që do të mbahen në ditët në vijim, derisa lufta e Putinit në Ukrainë, kriza me ushqim dhe karburante pritet të jenë temat kyçe.
Pas takimit të G7-ës, liderët e NATO-s do të mblidhen për një samit në Madrid më 28-30 qershor.
“Dua të të përgëzoj për qëndrimin që keni pasur teksa jeni bërë kancelar”, dhe për “ndikimin që keni pasur në gjithë Evropën sidomos sa i përket Ukrainës”, i ka thënë Biden, Scholzit para gazetarëve.
SHIKONI EDHE: Ukraina bën thirrje për pozicion të barabartë në luftimeEdhe kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka dhënë komplimente Scholzit, duke thënë se “nuk e kam menduar kurrë në jetë se do të shoh një kancelar gjerman me një udhëheqësi sikurse të Olaf Scholzit, i cili u ka dërguar armë ukrainasve për të mbrojtur veten”.
Johnson ka përmendur rritjen e pavarësisë nga furnizimet me gazin rus dhe ka thënë se “pasojat e asaj që po ndodh në botë janë të ashpra, mirëpo çmimi i tërheqjes, çmimi i lejimit të fitores së Putinit, të marrjes së territorit të Ukrainës, ai çmim do të jetë shumë shumë më i lartë, dhe secili këtu e kupton këtë gjë”.
Scholz ka thënë në një video adresim më 25 qershor se “lufta brutale e Rusisë në Ukrainë është duke pasur ndikim edhe këtu”, duke përmendur rritjen e cimeve të ushqimeve, gazit dhe energjisë në Gjermani.
Liderët e G7-ës do të diskutojnë edhe çështje tjera, përfshirë inflacionin global, pandeminë e koronavirusit dhe ndryshimet klimatike.