Libanezët ikin në Siri nga sulmet ajrore izraelite
Një burrë duke i ndihmuar fëmijët e tij të ecin nëpër një gropë derisa kalojnë nga Libani në Siri, pasi sulmet izraelite në fillim të këtij muaji mbyllën rrugën për qarkullimin e automjeteve, në pikën kufitare Maasna midis Libanit dhe Sirisë, 14 tetor 2024.
Një grua mban një foshnje derisa është duke pritur për transport të mëtejshëm, pasi e kaloi kufirin më këmbë në pikën kufitare Masnaa.
Libanezja Fatima nga Baalbek, me djalin e saj pasi e kaloi kufirin nga Libani në Siri.
Dy burra bartin një grua derisa ecin përmes një grope duke kaluar nga Libani në Siri në pikën kufitare Masnaa.
Një djalë duke e mbajtur para duarsh një foshnje ndërsa ecën më këmbë për ta kaluar kufirin nga Libani në Siri.
Libanezët e zhvendosur duke hipur në autobusë pasi kaluan më këmbë në pikën kufitare Masnaa.
Libanezët të ngarkuar me gjërat e tyre mezi ecin gjatë kalimit të kufirit nga Libani në Siri.
Punonjësit e Gjysmëhënës së Kuqe Arabe Siriane, duke i ndihmuar gratë dhe fëmijët në pikëkalimin kufitar Masnaa.
Një grua me dy fëmijë të vegjël duke ecur në nj terren të vështirë derisa kalon kufirin nga Libani për në Siri.
Pritjet e libanezëve për transport pasi e kanë kaluar kufirin nga Libani në Siri.
Më shumë se 400.000 fëmijë në Liban janë zhvendosur në tri javët e fundit, tha një zyrtar i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për fëmijët. Ai paralajmëroi për “gjeneratë të humbur” në shtetin e përfshirë nga shumë kriza dhe që tani po përballet edhe me luftë.
Luftimet në Liban kanë detyruar mbi 1.2 milion njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, shumica e tyre kanë ikur në Bejrut dhe në pjesë të tjera në veri të shtetit gjatë tri javëve të fundit, që kur janë përshkallëzuar luftimet.
Ted Chaiban, zëvendësshef për veprime humanitare në UNICEF, tha se në tri javët e fundit, më shumë se 100 fëmijë janë vrarë në Liban dhe më shumë se 800 janë plagosur.
Sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë, më shumë se 2.300 persona në Liban janë vrarë gjatë sulmeve izraelite, pothuajse 75 për qind e viktimave janë regjistruar në muajin e fundit.
Personeli nga Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane në pikëkalimin kufitar Masnaa duke e ndihmuar një burrë me nevoja të veçanta.
Izraeli ka përshkallëzuar fushatën e tij kundër Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – përfshirë edhe duke nisur një ofensivë tokësore, pasi për një vit ka shkëmbyer zjarr në kufi, në kohën kur paralelisht po zhvillon luftë në Gazë kundër Hamasit- grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja .
Përpjekjet e të zhvendosurve për të gjetur transport pasi kanë kaluar në Siri.
Matanë kufirit në Siri, libanezët presin për transport të mëtejmë pasi kanë kaluar rrugën tashmë të dëmtuar nga Libani.