Mes tensionesh në rritje, Letonia përforcon kufirin me Bjellorusinë
Një helikopter i Gardës Kufitare Shtetërore Letoneze niset nga Lidumnieki për të inspektuar zonën pranë kufirit mes Bjellorusisë dhe Letonisë më 8 gusht.
Letonia, Polonia dhe vende të tjera në krahun lindor të NATO-s kanë shprehur shqetësime për një kërcënim të mundshëm nga Bjellorusia, e cila tani strehon mijëra trupa që i përkasin grupit mercenar Wagner.
Letonia, së bashku me Poloninë, ka shtuar masat e saj të sigurisë përgjatë kufirit të saj që nga mbërritja e forcave të Wagner-it në Bjellorusi në korrik.
Një shenjë kufitare letoneze shihet në kufirin Letoni-Bjellorusi pranë Robeznjekit.
Kufiri mes dy vendeve është pothuajse 173 kilometra i gjatë. Letonia, gjithashtu, ndan kufirin me Rusinë në lindje të saj.
Presidenti letonez, Edgars Rinkevics, inspekton kufirin Letoni-Rusi pranë Lidomnjekit më 8 gusht.
Shteti baltik ka akuzuar vendin fqinj dhe sundimtarin e tij, Alyaksandr Lukashenka, për prurjen e qëllimshme të emigrantëve nga rajonet e krizës në kufi në mënyrë që të hyjnë ilegalisht në Letoni.
Oficerët e njësisë speciale të Gardës Kufitare Shtetërore Letoneze duke patrulluar përgjatë gardhit kufitar me Bjellorusinë pranë Robeznjekit.
Riga ka akuzuar forcat bjelloruse të sigurisë për dëmtimin e gardhit kufitar dhe lejimin e katër emigrantëve të kalojnë ilegalisht në atë që ajo e quajti "një provokim tjetër".
Në gusht 2021, qeveria në Riga shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonin kufitar dhe autorizoi Rojet Kufitare t'i kthejnë prapa emigrantët.
Sipas autoriteteve, pothuajse 5.300 persona janë parandaluar ta kalojnë kufirin ilegalisht në Letoni deri më tani këtë vit.