Tolstoy, në luftë dhe paqe
Leo Nikolaevich Tolstoy në moshën 20-vjeçare. Ai u lind në një familje të pasur rurale më 1828. Prindërit e Tolstoyt vdiqën kur ai ishte fëmijë.
Shtëpia e fëmijërisë së Tolstoyt në Yasnaya Polyana. Kjo pronë është rreth 200 kilometra në jug të Moskës.
Tolstoy i veshur me uniformë ushtarake më 1984. Pasi vitet e para të rinisë i kaloi duke luajtur bixhoz e duke pirë, Tolstoy iu bashkua ushtrisë së carit. Ai shërbeu me nderime të lartas në luftën e Krimesë dhe Kaukazit, që ishin duke u zhvilluar në kohën kur ai ka bërë këtë fotografi.
Gjylet e topave në Krime pas një beteje.
Në Krime, Tolstoy ka treguar se ka parë njerëz duke iu amputuar gjymtyrët nga bashkëluftëtarët e tyre – një eksperiencë që ka ndikuar fuqishëm në këndvështrimin e tij për luftën: “Shihni një thikë, mjaft të mprehtë, që hyn në trupin e një njeriu të shëndetshëm”, ka shkruar ai më vonë, teksa ka kujtuar luftën. “Shihni njerëz të plagosur që papritur iu kthehet vetëdija që qajnë e mallkojnë, dhe shihni një kirurg që hedh në një cep një krahë të amputuar, shihni një tjetër person të plagosur që qëndron i shtrirë në po atë vend, duke rënkuar teksa shikon që shoku i tij operohet... ju shihni luftën, jo nga ana e saj konvencionale, e bukur dhe e shkëlqyer, me muzikë e daulle, me flamuj që valëviten dhe gjeneralë, por ju shihni luftën në fazën e saj reale – në gjak, në vuajtje, në vdekje”.
Tolstoy (sipër, majtas) pozon me një grup shkrimtarësh rusë më 1856. Në kohën kur kjo fotografi është bërë, Tolstoy ishte bërë i njohur si një talent në skenën letrare ruse.
Tolstoy dhe gruaja e tij, Sophia, me të cilën u martua më 1862. Çifti kishte 13 fëmijë – tetë prej të cilëve mbijetuan deri në moshë të rritur. Por, martesa e tyre nuk ishte një martesë e lumtur. Një ditë para martesës, Tolstoy i dha një fletore gruas së tij të ardhshme, ku ai kishte përshkruar përvojat e tij seksuale me gra të tjera.
Fotografi e shkrimtarit Tolstoy e realizuar më 1862. Një vit pasi u bë kjo fotografi, ai nisi të shkruajë librin e tij më të famshëm “Lufta dhe Paqja” dhe iu deshën gjashtë vjet kohë që ta përfundojë.
Një portret i Tolstoyt në vitet 1870-ta. Më 1878, Tolstoy u bë një besimtar i devotshëm krishter dhe u fokusua në mësimet biblike në Jezu Krishtit. Tolstoy kundërshtoi shumicën e gjërave që thoshte Kisha Ortodokse Ruse. Po këtë kohë, ai po ashtu u bë vegjetarian, duke deklaruar në një ese: “Një njeri mund të jetojë dhe të jetë i shëndetshëm pa vrarë kafshë për t’u ushqyer; prandaj, nëse ai ha mish, ai merr pjesë në vrasjen e jetës së një kafshe për shkak të apetitit të tij. Dhe të veprosh në këtë mënyrë është e pamoralshme”.
Tolstoy duke bërë një listë të fshatarëve që kanë nevojë për ushqime gjatë urisë ruse më 1981. Në të njëjtin vit, Tolstoy deklaroi se heqë dorë nga të drejtat e autorit për shkrimet e tij – që atëbotë vlenin shumë.
Një fotografi e Tolstoyt me shkrimtarin rus, Maksim Gorky në Yasnaya Polyana më 1900. Gorky më pas kishte shkruar: “Ky takim më la shumë përshtypje, që edhe sot nuk mund ta kuptoj plotësisht... kalova gjithë ditën aty, nga mëngjesi deri në mbrëmje”.
Tolstoy dhe vajza e tij Aleksandra buzë detit, në një lokacion të panjohur. Fotografia është bërë më 1901. Po këtë vit, ai ishte përjashtuar nga Kisha Ortodokse Ruse.
Tolstoy duke iu treguar përralla nipërve të tij më 1908.
Një rrugë në Yasnaya Polyana, vendlindjen e Tolstoyt. Fotografi e bërë më 1909.
Një fotografi e rrallë e Tolstoyt duke folur, e bërë më 1909. Më pak se një vit më vonë, për shkak të problemeve martesore, Tolstoy u largua nga shtëpia e tij në një mot me borë. Më pas ai hypi në një tren dhe u nis drejt një destinacioni të panjohur. Gjatë këtij udhëtimi ai u sëmurë nga pneumonia dhe vdiq më 20 nëntor të vitit 1910.
Trupi i pajetë i Tolstoyt nxirret nga stacioni i trenave në rajonin Lipetsk të Rusisë, ku shkrimtari u gjet i vdekur. Pas vdekjes së tij, Cari i Rusisë, Nicholas II shkroi : “Mua sinqerisht më vjen keq për vdekjen e shkrimtarit të madh, i cili, në kulmin e talentit të tij, me punën e tij pasqyroi imazhet e viteve më të lavdishme të jetës ruse. Zoti pastë mëshirë ndaj tij”.