Ditë plot ankth në maternitetin e fundit të kontrolluar nga Ukraina në Donbas

Iryna Budakova, 24 vjeçe, duke mbajtur në krahë djalin e saj të lindur dy ditë më parë dhe të cilit ende nuk ia ka lënë emrin.

Mjeku Ivan Tsyhanok ka parë nga afër se si stresi dhe ankthi i shkaktuar nga lufta ndikojnë te pacientët e tij. “Kjo punë është një proces që nuk mund të ndalet”, thotë ai.

Në dritaret e spitalit janë vendosur thasë me rërë dhe dhomat e lindjes duhet t'i përmbahen rregullit "me dy mure", i sipas të cilit pjesët më të sigurta të një ndërtese ndahen nga jashtë me të paktën dy mure.

"Ndonjëherë na është dashur të ndihmojmë lindjen e foshnjave gjatë granatimeve", thotë mjeku Tsyhanok.

Një infermiere duke u kujdesur për foshnjën Ilyusha, që lindi në javën e 28-të. Ai tani është mirë, falë një inkubatori dhe kujdesit të klinikës.

Mjekët thanë se vunë re se lufta po ndikonte te shtatzënat. Që nga pushtimi i 24 shkurtit nga Rusia, 19 nga 115 foshnjat e lindura në spital, lindën para kohe, një normë prej rreth 16.5 për qind.

Maryna Tupata, 26 vjeçe, qëndron pranë foshnjës së saj 6-ditëshe Sofia.

“Nuk kisha asnjë shans ta shijoja shtatzëninë”, tregon Tupata. “Aq sa do të kisha dashur të shëtisja dhe ta shijoja, u përpoqëm të ishim gjatë gjithë kohës në shtëpi, e të mos shkonim askund”.

Sipas guvernatorit rajonal, objekti në Pokrovski tani i shërben popullsisë së mbetur të pjesës së kontrolluar nga ukrainasit në rajonin e Donjeckut, që numëron rreth 340,000 banorë.

Olena Derdel, 33 vjeçe, duke kontrolluar vajzën e saj të sapolindur, Vanhelia.

Iryna Salamatina, 36 vjeçe, përqafon të birin, Anton.

Olena, 36 vjeçe, duke mbajtur foshnjën e saj, Mykhaylo.

Mjekëve dhe infermierëve u duhet të punojnë me orë të tëra dhe nën kërcënimin e granatimeve.