Largimi i kamionëve nga fshati Rudarë

Your browser doesn’t support HTML5

Më 1 gusht, kamionët që u vendosën nga serbët lokalë në fshatin Rudarë të Zveçanit, kanë nisur të largohen. Serbët lokalë më 31 korrik vendosën barrikada në dy rrugët që çojnë në pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Rudarë gjendet pesë kilometra nga Mitrovica dhe nëpër të kalon magjistralja për në pikëkalimin e Jarinjës.