Lamtumirë Kadaresë

Garda e nderit qëndron pranë arkivolit të romancierit dhe dramaturgut shqiptar Ismail Kadare, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare, gjatë ceremonisë së lamtumirës shtetërore në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, Shqipëri, 3 korrik 2024.
 

Arkivoli me trupin e pajetë të Kadaresë i mbuluar me flamurin shqiptar u vendos në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në kryeqytetin shqiptar.

Udhëheqës të lartë dhe qytetarë të shumtë nga vende të ndryshme bënë homazhe pranë arkivolit të romancierit dhe dramaturgut shqiptar Ismail Kadare, i cili vdiq në moshën 88-vjeçare. 



 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke bërë homazhe para arkivolit të shkrimtarit. 

"Kadare jetoi si dëshmitar i një fjale për të cilën mori tërë lëvdatat dhe nderimet e mundshme të botës dhe tërë smirën dhe sharjet e mundshme të vendit që e lindi...  Ai erdhi, shkroi dhe iku. Ne i kemi vetëm një detyrim: t’ia respektojmë ikjen", tha Rama.  

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën që mbajti gjatë ceremonisë shtetërore në nderim të Kadaresë, tha se shkrimtari "i përket gjithë botës".

Pas homazheve, ceremonia e varrimit u zhvillua në një rreth të ngushtë familjar, me kërkesë të familjes së tij. 

"Jemi shumë të prekur nga gjithë kjo dashuri. Ai është ngritur në panteonin e gjenive të botës. Një nga mënyrat për t'i bërë homazhe, është t'i lexojmë përsëri veprat e tij", tha vajza e shkrimtarit, Besiana Kadare.

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, u varros më 3 korrik në Varrezat e Tufinës në Tiranë.

 

Figurën e Kadaresë e nderuan edhe personalitete nga Kosova, si presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e të tjerë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke bërë homazhe pranë arkivolit me trupin e pajetë të Kadaresë. Presidentja Osmani shpalli të mërkurën e 3 korrikut ditë zie në Kosovë, në nderim të figurës së shkrimtarit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke shkruar në librin e zisë. 

 

Duke shkruar në librin e zisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkroi se, "Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë".

Lum ne që e patëm, kaq shumë", shkroi ndër tjerash Kurti. 

Veprat e Kadaresë u përkthyen në më shumë se 45 gjuhë të botës.

Kryeministri Kurti duke i shprehur ngushëllime gruas së Ismail Kadaresë, Helena Kadare, dhe familjarëve të tij.  

Disa nga veprat e shkrimtarit Ismail Kadare. 

Udhëheqës në Shqipëri dhe në Kosovë thanë se me vdekjen e Kadaresë, “shqiptarët humbën gjeniun e tyre të letrave”, ndërsa “bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë”.