Lamtumira e fundit për presidentin Carter
Arkivoli i ish-presidentit Jimmy Carter vendoset në Katedralen Kombëtare në Uashington, për një ceremoni të lamtumirës para funeralit, 9 janar 2025.
Presidenti në shkuarje i SHBA-së, Joe Biden, bën nderimet e tij para arkivolit të ish-presidentit Jimmy Carter gjatë një ceremonie të lamtumirës në Katedralen Kombëtare në Uashington, 9 janar 2025.
Jimmy Carter ishte djali i një fermeri kikirikësh, i cili u bë presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara dhe laureat i Çmimit Nobel për Paqe, për përpjekjet e tij për të gjetur zgjidhje paqësore për konfliktet ndërkombëtare.
Arkivoli i ish-presidentit Jimmy Carter, i mbuluar me flamur, mbërrin në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, 9 janar 2025, për një ceremoni të lamtumirës shtetërore.
Arritja më e madhe e Carterit si president i SHBA-së ishte Traktati i Paqes i vitit 1978 midis Egjiptit dhe Izraelit. Presidenti egjiptian, Anwar Sadat, dhe kryeministri izraelit, Menachem Begin, u shpërblyen më pas me Çmimin Nobel për Paqe.
Njerëz qëndrojnë pranë arkivolit të ish-presidentit të SHBA-së, Jimmy Carter, në ditën e funeralit shtetëror në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, 9 janar 2025.
Ish-presidenti Barack Obama bisedon me presidentin e zgjedhur Donald Trump, derisa Melania Trump dëgjon, dhe, në të njëjtën kohë, nënpresidentja Kamala Harris dhe bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, mbërrijnë, para funeralit shtetëror të ish-presidentit Jimmy Carter në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, 9 janar 2025.
Presidenca e Jimmy Carterit u karakterizua nga kriza 444-ditore e pengjeve në Iran, por ai u lartësua si një figurë humanitare më vonë në jetën e tij, duke e fituar Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2002.
Nga e majta në të djathtë, rreshti i parë: Presidenti i SHBA-së Joe Biden, Zonja e Parë Jill Biden, nënpresidentja Kamala Harris, Bashkëshorti i Dytë Doug Emhoff; rreshti i dytë: Ish-presidenti Bill Clinton, ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, ish-presidenti George W. Bush dhe bashkëshortja e tij Laura Bush, ish-presidenti Barack Obama, presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës shtetërore të ish-presidentit të SHBA-së, Jimmy Carter, në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, në Uashington, D.C., më 9 janar 2025.
Arkivoli i ish-presidentit Jimmy Carter, i mbuluar me flamur, bartet nga Kongresi amerikan në rrugë drejt funeralit shtetëror në Katedralen Kombëtare në Uashington, të enjten, më 9 janar 2025.