Profil: Kush ishte udhëheqësi opozitar rus, Aleksei Navalny?
Your browser doesn’t support HTML5
Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, ka vdekur teksa ndodhej në burg, sipas një njoftimi nga departamenti lokal i Shërbimit Federal të Burgjeve në rajonin e Jamalo-Nenetsit, ku kritiku i Kremlinit po vuante një dënim të gjatë. Vdekja e tij nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur. Pavarësisht të qenët prapa grilave, mbi bazën e akuzave që u panë gjerësisht si të motivuara politikisht, Navalny foli vazhdimisht kundër presidentit rus, Vladimir Putin, dhe pushtimit të Ukrainës nga ana e tij. Për më shumë se një dekadë, Navalny udhëhoqi hulumtime kundër korrupsionit e protesta politike, dhe garoi për post publik. Ai ishte burgosur pas kthimit të tij në Moskë, më 2021, pas shërimit në Berlin, ku ishte shtruar për helmim me atë që disa laboratorë perëndimorë konstatuan se ishte agjent nervor i nivelit ushtarak. Aleksei Navalny ishte 47-vjeçar. (Përgatiti: Trim Haliti – Narracioni: Krenare Cubolli – Montazhi: Lendi Susuri)