Volker: SHBA po e shqyrton dërgimin e armëve në Ukrainë

Your browser doesn’t support HTML5

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për konfliktin në Ukrainë, Kurt Volker ka thënë se Shtëpia e Bardhë po e shqyrton mundësinë për të dërguar “armë mbrojtëse” në Ukrainë. Ai ka thënë se një lëvizje e tillë do t’i mundësonte Ukrainës që ta mbrojë veten, “nëse Rusia do të ndërmerrte hapa të mëtejshëm ndaj territorit ukrainas”.