Britania përgatitet për kurorëzimin e Mbretit Charles

Admiruesit mbretërorë, John Loughrey dhe Sky London, duke qëndruar në një kamp të ngritur në një shëtitore që nga java e kaluar, përpara kurorëzimit të mbretit të Britanisë, Charles, dhe bashkëshortes së tij, Camilla, në Londër, Britani, 1 maj 2023. 

Dekori në rrugën "Carnaby" në Londër, para kurorëzimit të Mbretit Charles.

Njerëzit të ulur në një kafene të zbukuruar për kurorëzimin e Mbretit  Charles në Rochester, Britani, 30 prill 2023.

Rruga "Regent" e zbukuruar me flamuj britanikë.

Një pamje e përgjithshme e sheshit kryesor para kurorëzimit të Mbretit Charles në Londër, Britani, 1 maj 2023.

Truprojat e mbretit të Skocisë qëndrojnë roje pranë Gurit të Fatit në Westminster Abbey gjatë një ceremonie mirëseardhjeje, në qendër të Londrës, Britani, 29 prill 2023. Guri, një simbol i lashtë të monarkisë skoceze, do të luajë rol qendror në kurorëzimin e Mbretit Charles,  të shtunën më 6 maj. Më 1296, Mbreti Eduard i Parë, e solli gurin në Westminster. Ai e vendosi atë brenda karriges së kurorëzimit, e cila ka qenë pjesa qendrore e kurorëzimit për më shumë se 700 vjet. Në vitin 1996, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se guri do të kthehej në Skoci, por do të risillej në Abbey për kurorëzime.

Zbukurimet në Arcades Burlington, me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles në Londër, Britani, 30 prill 2023.

Njerëzit të ulur jashtë një restoranti ku shihet një fotografi e Mbretit Charles.

Një person kalon pranë një vitrine të zbukuruar me rastin e kurorëzimi të Mbretit Charles që bëhet të shtunën.

Një person duke shikuar drejt një dyqani me suvenire mbretërore. 

Dekori me temë nga kurorëzimi i Mbretit Charles është fotografuar në hyrje të restorantit "The Ivy" në Cheltenham, Britani, 28 prill 2023. 

Flamuri britanik me portretin e Mbretit Charles në një dyqan suveniresh në Londër.  

Suvenire të dizajnuara për kurorëzimin e Mbretit Charles.

Mbreti Charles zyrtarisht do të kurorëzohet të shtunën siç parashikohet në Aktin e Betimit të Kurorëzimit të vitit 1689, Aktin e Zgjidhjes së vitit 1701 dhe Aktin e Deklaratës së Aderimit.
 

Një flamur britanik me portretin e Mbretit Charles në një rrugë në Londër.