Nga një Kuran i shekullit XVI e deri te vezët Fabergé - Kazakistani ekspozon thesaret e konfiskuara

Disa vezë të rralla Fabergé u ekspozuan në Muzeun Shtetëror Qendror në Almati, Kazakistan, më 7 shtator.

Ekspozita -- e titulluar Trashëgimia Kombëtare: Baza e Spiritualitetit -- u hap për publikun duke prezantuar gjëra antike, vepra të rralla arti, armë dhe bizhuteri që u konfiskuan nga ky shtet.

Një kamë turke e shekullit XIX 

Shumë nga gjërat e sekuestruara u dërguan ilegalisht në Kazakistan përmes ankandeve në Shtetet e Bashkuara dhe në Britaninë e Madhe. Disa persona të përfshirë në prokurimin e këtyre objekteve janë dënuar me burgim, ndërsa të tjerë janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shumë nga vizitorët e muzeut u tërhoqën nga vezët Fabergé, të cilat ishin vendosur brenda një kutie mbrojtëse xhami.

Vezët e veshura me diamante u krijuan nga firma e bizhuterive "House of Fabergé" në Shën Petersburg, Rusi. Pothuajse të gjitha u prodhuan nën mbikëqyrjen e Peter Carl Fabergé midis viteve 1885 dhe 1917. Besohet se u krijuan 69 të tilla, nga të cilat mbijetuan 57 sosh.

Një Kuran miniaturë.

Artefaktet janë konfiskuar nga Departamenti i Hetimeve Ekonomike.

Në ekspozitë u prezantuan gjithashtu dorëshkrime hebreje të mbledhura rrotull, prejardhja e së cilave nuk dihet.

Një pamje më afër e pikturës "Violinisti", e artistit holandez të shekullit XVII Gerard Dau, i konsideruar si një nga studentët më të talentuar të Rembrandtit. Dau shpesh pikturonte piktura të vogla me tema nga përditshmëria në traditën e artistëve të Rilindjes.

Portreti i një njeriu nga Nikolai Khludov, një artist që jetoi dhe punoi në Almaty në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX. Shumë prej pikturave të tij ua kushtoi jetës stepë të kazakëve.

Ekspozita prezantoi gjithashtu vepra të rikuperuara nga artistë kazakë si Aisha Galimbaeva, Zhanatay Shardenov dhe Salikhiddin Aitbaev.
 

Vizitorët e muzeut duke shikuar figurat e shahut të bëra prej ari dhe argjendi.

Një helmetë e shekullit XVII ose XVIII nga Azia Qendrore u pezantua gjithashtu në ekspozitë.

E vendosur mbi një sënduk prej druri të bërë në Francë në fund të shekullit XX, është një orë e shekullit XIX e punuar prej bronzi dhe oniksi.

Një ikonë ortodokse e shekullit XVIII.

Një figurinë japoneze netsuke (një skulpturë miniaturë) e bërë nga fildishi, ka shumë të ngjarë të jetë e mesit të shekullit XX.

Me origjinë në shekullin XVII, fillimisht si një fiksues butonash i gdhendur thjesht, netsuke më vonë u zhvillua në objekte të skalitura me zbukurime që u vlerësuan për mjeshtërinë e tyre.

Një Kuran i shkruar me dorë, i cili sipas ekspertëve daton nga shekulli XVI.

Sipas organizatës ndërkombëtare të policisë, INTERPOL, tregu global i antikiteteve të vjedhura dhe të plaçkitura vlerësohet të jetë midis 4 dhe 5 miliardë dollarë në vit.



 

Muzeu Shtetëror Qendror në Almaty, Kazakistan, po shfaq një koleksion të veprave të rralla të artit, armëve dhe bizhuterive që qeveria i kishte marrë në zotërim. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)