Te vreshtat e Syrrushes
Your browser doesn’t support HTML5
Piktorja Brikena Gashi ka lënë artin më anash, për t’iu përkushtuar vreshtarisë. Tash e dy vjet, 28-vjeçarja punon vreshtat e trashëguara nga familja në një fshat të Rahovecit dhe, së voni, ka nisur brendin e saj të pijeve alkoolike “Syrrush”. Brikena thotë se ka thyer mendësinë e bashkëfshatarëve të saj, se puna në vreshta është punë burrash.