Të parët nga 10.000 trupat meksikane në kufirin me SHBA-në

  • Reuters

Pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës duke patrulluar përgjatë murit kufitar midis Meksikës dhe SHBA-së pasi presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ra dakord me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të përforcuar kufirin si përgjigje ndaj kërkesës së Trumpit për të goditur emigracionin dhe kontrabandën e drogës, Meksikë, shkurt 2025.

Pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Meksikës qëndrojnë në formacion pas zbarkimit nga një aeroplani.

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës konfiskojnë një palë shkallë të përdorura nga trafikuesit e qenieve njerëzore për të kaluar murin kufitar në Shtetet e Bashkuara, Meksikë, 5 shkurt 2025.

Një anëtar i Gardës Kombëtare Meksikane qëndron roje ndërsa autoritetet meksikane inspektojnë një kanal, të cilin ata besojnë se përdoret nga njerëzit për të kaluar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara nga Meksika, në Siudad Huarez, Meksikë, 4 shkurt 2025.

Pjesëtarët e Gardës Kombëtare Meksikane duke patrulluar pranë murit kufitar midis Meksikës dhe SHBA-së.

Një pjesëtar i Gardës Kombëtare të Meksikës mban një armë në Aeroportin Ndërkombëtar Abelardo L. Rodriguez, Meksikë 2 shkurt, si pjesë e një marrëveshjeje që ndaloi tarifat e SHBA-së për importet meksikane me kusht që vendi i Amerikës Latine të godasë trafikun e fentanilit.

Kontingjenti nga Garda Kombëtare e Meksikës gati për të hipur në një autobus pas zbarkimit nga një aeroplan.

Të shtyrë nga presioni në rritje nga SHBA-ja për t'i bllokuar emigrantët që nisen drejt veriut, në vitet e fundit autoritetet meksikane i kanë grumbulluar emigrantët nga mbarë vendi dhe i kanë dërguar në jug të Meksikës, një strategji që disa ekspertë e kanë parë si përpjekje për të dekurajuar emigrantët, në mënyrë që ata të mos tentojnë të kalojnë për në SHBA.

Pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Meksikës gjatë patrullimit pranë murit kufitar midis Meksikës dhe SHBA-së.

Një pjesëtar i Gardës Kombëtare të Meksikës pranë murit kufitar.

Patrullimi me automjete përgjatë murit kufitar Meksikë-SHBA. 

Autoritetet meksikane inspektojnë një kanal, për të cilin ata besojnë se përdoret nga njerëzit për të kaluar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara nga Meksika, në Siudad Huarez, Meksikë, 4 shkurt 2025.

Pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Meksikës duke pritur në radhë për të hipur në një avion drejt kufirit verior.

Patrullimet e Gardës Kombëtare të Meksikës pranë pikës kufitare me SHBA-në.

Patrullimi në terren malor i një pjesëtari të Gardës Kombëtare të Meksikës afër kufirit me SHBA-në. 

Patrullimi i Gardës Kombëtare të Meksikës shumë pranë murit kufitar. 

Një pjesëtar i Gardës shikon përtej murit kufitar që ndan Meksikën dhe SHBA-në.

Një pamje e marrë me dron tregon pjesëtarët e Gardës Kombëtare Meksikane teksa patrullojnë. 

Qindra ushtarë meksikanë patrullojnë përgjatë kufirit me Shtetet e Bashkuara, si pjesë e një marrëveshjeje që ndaloi tarifat e SHBA-së për importet meksikane me kusht që vendi i Amerikës Latine të godasë trafikun e fentanilit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)