Ku po vaksinohet bota?
NË MUZE -Një model i balenës së kaltër qëndron mbi një qendër të improvizuar vaksinimi kundër koronavirusit në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore, në Nju-Jork, Shtetet e Bashkuara, më 23 prill 2021.
NË AUTOBUS - Një grua merr një dozë të vaksinës Sputnik V kundër COVID-19, në një qendër mobile të vaksinimit, në një autobus, në Simferopol, Krime, më 14 prill 2021.
NË BAR - Një grua merr një vaksinë kundër sëmundjes së koronavirusit, më 18 shkurt 2021, në kuadër të një iniciative të Komunës së Tel Avivit, në Izrael, për ofrimin e pijeve falas nëpër bare për banorët që vaksinohen.
NË LUMË - Marair Queiroz merr vaksinën e Oxford/AstraZeneca kundër COVID-19 nga punonjësja shëndetësore Neuda Sousa, gjatë një përmbytjeje të shkaktuar nga ngritja e Lumit Solimoes, njëri prej dy degëve kryesore të Lumit të Amazonës, në Anama, shteti i Amazonës, Brazil, më 14 maj 2021.
NË STACION METROJE - Punonjësja e sigurimit Janet Santiago reagon pas marrjes së një doze të vaksinës Johnson & Johnson kundër sëmundjes së koronavirusit, gjatë hapjes së programit të vaksinimit publik të Autoritetit të Transportit Metropolitan në stacionin e metrosë në Koni Ajllënd, në bashkinë e Bruklinit në Nju-Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 12 maj 2021.
NË STACION TRENI - Njerëzit presin në rresht për të marrë vaksinat kundër COVID-19 në terminalin e Stacionit Qendror të Trenave në Menhetën, Nju-Jork, SHBA, më 12 maj 2021.
NË ZHVESHTORE STADIUMI - Njerëzit presin për konsultime pas marrjes së dozave të vaksinës kundër koronavirusit në zhveshtoren e lojtarëve të klubit japonez të futbollit, Vissel Kobe, brenda stadiumit Noevir, i cili po shërben si qendër vaksinimi në masë kundër COVID-19, në Kobe, Japoni, më 12 qershor 2021.
NË TEATËR - Një punonjëse shëndetësore i jep një qytetareje një dozë të vaksinës AstraZeneca, gjatë një dite vaksinimi në Teatrin Komunal në Rio de Zhaneiro, Brazil, më 27 maj 2021.
NË TREG - Punonjësja shëndetësore komunale, Ana Cassia Oliveria de Lima, dhe kolegu i saj, shihen në një treg afër bregut të Lumit të Zi, ku jetojnë ata që njihen si "ribeirinhos", para dhënies së vaksinave AstraZeneca kundër COVID-19, në Manaus, Brazil, më 3 maj 2021.
NË QENDËR TREGTARE - Një vizitor merr një dozë të vaksinës vendëse QazVac kundër sëmundjes së koronavirusit, në një qendër vaksinimi brenda një qendre tregtare dhe zbavitjeje në Almati, Kazakistan, më 27 prill 2021.
NË AEROPORT - Njerëzit vaksinohen kundër COVID-19 në Aeroportin e Suvarnabhumit, në Bangkok, Tajlandë, më 28 prill 2021.
NË AUTOBUS - Njerëzit rreshtohen para një autobusi të shndërruar në qendër mobile vaksinimi për koronavirus, në Londër, Britani, më 14 shkurt 2021.
NË TRIBUNË STADIUMI - Një grua merr një vaksinë të Pfizer-BioNTech kundër sëmundjes së koronavirusit, gjatë një programi të vaksinimit në masë për personat mbi moshën 50-vjeçare, në një stadium bejsbolli, në Siudad Huarez, Meksikë, më 22 qershor 2021.
NË KATEDRALE - Njerëzit presin pas vaksinimit kundër koronavirusit, nën shoqërimin e muzikës nga një organist, në Katedralen Episkopale të Shën Markut, në distriktin e Kapitol Hillit, në Sietëll, Uashington, SHBA, më 29 prill 2021.
NË VELODROM - Ekipi kombëtar i çiklizmit i Francës stërvitet teksa njerëzit presin për të marrë një dozë të vaksinës së Pfizer-BioNTech kundër COVID-19, në kuadër të fushatës së vaksinimit në Velodromin Kombëtar, në Motinji Lë Bretono, në juglindje të Parisit, Francë, më 26 mars 2021.
NË KINEMA - Një burrë regjistrohet për vaksinim kundër koronavirusit, në një kinema të shndërruar në qendër vaksinimi, në San Huan, Filipine, më 2 qershor 2021.