Kryetarët shqiptarë marrin pushtetin lokal në veri
Your browser doesn’t support HTML5
Të banuara me shumicë serbe, të katër komunat në veri të Kosovës janë vendosur nën pushtetin e udhëheqësve shqiptarë. Në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, kryetarët e rinj u betuan të enjten, ndërsa në Mitrovicë të Veriut, ceremonia e betimit u mbajt javën e kaluar. Të katër kryetarët janë zotuar se do të punojnë në të mirë të të gjithë qytetarëve, edhe pse popullata shumicë serbe nuk i njeh ata. Nën dirigjimin e Beogradit zyrtar, ajo i ka bojkotuar zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit.