Kryeministri i Suedisë “shumë i shqetësuar” për djegiet e Kuranit

Flamuri i Suedisë shihet në prapavijën e një fotografie të dy kopjeve të Kuranit.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka thënë të enjten se ndihet “shumë i shqetësuar” për djegiet e Kuranit në shtetin skandinav.

Është njoftuar se një varg protestash do të mbahen javën e ardhshme, të cilat mund të digjet libri i shenjtë i myslimanëve, ka thënë lideri i Partisë së Moderuar në një konferencë për media në Stokholm më 27 korrik.

Kristersson tha se tani i takon policisë të vendosë nëse protestat duhet të lejohen të mbahen apo jo.

SHIKONI EDHE: Dënohet djegia e Kuranit në Stokholm

“Nëse kërkesat për protesta pranohen, ne i kemi disa ditë ku rreziku është i qartë se gjëra serioze mund të ndodhin”, tha Kristersson, pa shpjeguar se çfarë nënkuptoi me këtë deklaratë.

Qeveria do t’i angazhojë 15 agjenci për forcimin e masave mbrojtëse kundër terrorizmit, njoftoi ai.

Aksionet islamofobike të grupeve të vogla në Suedi dhe në Danimarkë, në të cilat u dogjën kopje të Kuranit, kanë nxitur protesta të ashpra dhe kërcënime në disa vende myslimane.

Lexoni edhe këto:

Dy burra djegin Kuranin jashtë ambasadës së Irakut në KopenhagëMyslimanët nëpër botë të zemëruar me përdhosjen e Kuranit në SuediOKB dënon djegien e Kuranit

Reagimet në Irak, qeveria e të cilit e përzuri ambasadorin suedez, ishin në veçanti të dhunshme.

Të mërkurën, Shërbimi i Inteligjencës i Suedisë, Sapo, paralajmëroi se djegia e Kuranit së fundmi ka krijuar rrezik të madh të siguruar në Suedi.

Në një konferencë për media të enjten, shefja e Sapo-s, Charlotte von Essen, theksoi se shkalla e paralajmërimit të terrorit nuk është ngritur ende, por shtoi se vendi ka kaluar nga një cak “i arsyeshëm” në një “prioritet” në sytë e ekstremistëve islamikë.

SHIKONI EDHE: SAPO: Situata e sigurisë në Suedi, e përkeqësuar pas djegies së Kuranit

Përveç ekstremistëve në të dy anët, Suedia i fajëson aktorët shtetërorë dhe gjysmështetërorë për gjendjen e tensionuar. Përveç tjerash, Moska fshihej pas një fushate dezinformuese anti-suedeze, tha të mërkurën ministri i Mbrojtjes i Suedisë, Carl-Oskar Bohlin.