Armenia shpreson se do ta arrijë një marrëveshje paqeje me Azerbajxhanin në muajt në vijim dhe të themelojë marrëdhënie diplomatike me Bakun, tha kryeministri armen Nikol Pashinian të enjten.
Duke folur në një forum në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, Pashinian tha se Armenia, po ashtu, shpreson ta hapë kufirin me Turqinë, aleatin e ngushtë të Azerbajxhanit, për qytetarët e vendeve të treta.
Ai i bëri këto komente në një kohë përpjekjesh për ta arritur paqen në Kaukazin e dhunshëm Jugor, pasi Azerbajxhani e mori nën kontroll rajonin e kontestuar Nagorno-Karabak, i cili ndërkombëtarisht njihet si territor i Azerbajxhanit, por ishte udhëhequr prej viteve ’90 nga armenët etnikë.
SHIKONI EDHE: Aliyev ngre flamurin e Azerbajxhanit mbi rajonin e KarabakutPashinian tha për The Ëall Street Journal se Jerevani nuk sheh ndonjë përparësi për të vazhduar të jetë nikoqir i bazave ushtarake të Rusisë në territorin e vet më.
“Këto ngjarje kanë bërë që ne të vijmë deri te një vendim se kemi nevojë t’i zgjerojmë marrëdhëniet në sferën e sigurisë, dhe tani po mundohemi ta bëjmë këtë”, tha Pashinian.
Në shtator, Nagorno-Karabaku ra në kontrollin e Azerbajxhanit, pasi forcat e sigurisë së këtij shteti i mposhtën luftëtarët etnikë armenë, duke rezultuar me ikjen e 120.000 armenëve etnikë në Armeni.