Kroacia hap urën që bashkon vendin

Your browser doesn’t support HTML5

Nga 27 korriku, Ura e Peleshacit në Kroaci do t’iu mundësojë udhëtarëve të shmangin disa pika të kontrollit kufitar. Shoferët në rrugën bregdetare të Kroacisë jugore duhej të kalonin një pikë të kontrollit kufitar në Bosnje e Hercegovinë, përpara se të ktheheshin sërish në Kroaci - që është territor i Bashkimit Evropian - rreth 9 kilometra më pas. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)