Thellohet kriza e shëndetit publik në Gazë

Një fëmijë palestinez i zhvendosur si pasojë e sulmeve izraelite, duke ngrënë ndërsa vazhdon konflikti midis Izraelit dhe grupit radikal palestinez, Hamas - i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Rafah, Rripi jugor i Gazës, 20 shkurt 2024.

Një vajze të vogël palestineze punëtorë shëndetësorë ia matin krahun shkaku i kequshqyerjes, në një tendë mjekësore të ngritur nga MedGlobal në bashkëpunim me UNICEF-in, në Rafah të Gazës, 14 shkurt 2024.

Ekipet e mjekëve nga MedGlobal dhe UNICEF-i duke matur krahun e një djali të vogël palestinez si pasojë e mungesës së ushqimit.  

Një grua dhe dy fëmijë palestinezë të zhvendosur në Rafah, të cilët kanë ikur nga shtëpia si pasojë e sulmeve izraelite mbi Gazë, 19 shkurt 2024. 

Fëmijët palestinezë presin të marrin ushqim të gatuar nga një kuzhinë bamirësie mes mungesës së madhe me furnizime ushqimore.

Një fëmijë palestinez i zhvendosur, i cili iku për shkak të sulmeve izraelite, tërheq një karrocë të vogël me disa shishe për ujë, pranë bregut të detit në Rafah,  20 shkurt 2024.

Një grua palestineze e zhvendosur në Rafah. Sipas Kombeve të Bashkuara, në Rafah aktualisht gjenden rreth 1.3 milion persona. Kjo qytezë kishte një popullsi prej afër 250.000 personash para se të niste lufta.

Palestinezët bartin thasë me miell që i rrëmbyen nga një kamion ndihmash pranë një postblloku izraelit. Banorët e Gazës po përballen me krizë urie nga mungesa e ushqimit dhe ujit të pijshëm.

Pacientët palestinezë pushojnë në Rafah pasi u evakuuan nga spitali Nasser në Han Jounis, për shkak të operacionit tokësor izraelit më 15 shkurt 2024. 

Shumë persona në Gazë janë zhvendosur për shkak të luftimeve që nisën pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit, duke çuar në kundërpërgjigje të fuqishme të Izraelit.

Fëmijët palestinezë duke marrë ushqim të gatuar nga një kuzhinë bamirësie.

Palestinezët që kanë arritur të ikin prej sulmeve të Izraelit në veri të Gazës, tani përballen me mungesë të ushqimit dhe ilaçeve në jug. 

Një burrë dhe një djalë qajnë për palestinezët e vrarë në sulmet izraelite në spitalin Abu Yousef Al-Najjar.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar dhjetëra mijëra raste me infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, diarre, morra, zgjebë, li të dhenve, skuqje të lëkurës dhe meningjit, në strehimoret e Kombeve të Bashkuara.

Për shumicën e palestinezëve në Rafah, secila ditë është kthyer në cikël të vazhdueshëm të kërkimit për bukë dhe ujë. 

Një grua palestineze mban një fëmijë teksa presin ekzaminimin nga një mjek në një qendër shëndetësore në Rafah, 20 shkurt 2024. Përhapja e shpejtë e sëmundjeve është kryesisht për shkak të mbipopullimit dhe higjienës së dobët të shkaktuar nga mungesa e tualeteve dhe ujit për larje.

Dy fëmijë qëndrojnë pranë disa valixheve në Rafah, pasi janë evakuuar nga spitali Nasser në Han Junis mes sulmeve të vazhdueshme izraelite, 15 shkurt 2024. 

Palestinezët e zhvendosur në Rafah kanë të drejtë për ndihmë falas nëse regjistrohen në agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, e cila shpërndan miell, batanije dhe furnizime mjekësore në 14 pika në të gjithë Gazën jugore.

Shpërndarja e shujtave të ngrohta nga një kuzhinë bamirësie në Rafah.

Palestinezët e zhvendosur në një kamp tendash në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, 14 shkurt 2024.