444 ditë: Vështrim krizës së pengjeve

Disa qindra të rinj iranianë, të mbështetur nga një turmë prej më shumë se 3,000 njerëzish, ngjiten në muret e ambasadës anerikane në Teheran, në orën 10:30 të mëngjesit, më 4 nëntor, 1979. Ata  prangosën dhjetëra qytetarë amerikanë që gjetën brenda. 

Monarku i Iranit, shahu Mohammad Reza Pahlavi, largohet nga vendi i tij për herë të fundit më 16 janar, 1979, duke shkuar së pari në Egjipt. Ai dhe gruaja e tij, perandoresha Farah, u pritën nga presidenti Anwar Sadat (i dyti nga e djathta). Studentët iranianë u zemëruan që presidenti amerikan, Jimmy Carter, më vonë e lejoi shahun të udhëtonte për në Nju Jork, për trajtim të kancerit. Shahu u largua nga Teherani në mes të demonstratave të mëdha kundër sundimit të tij. Trupat e tij u janë përgjigjur disa prej tyre me të shtëna vdekjeprurëse.

Demonstruesit djegin një flamur amerikan më 9 nëntor, 1979, sipër murit të ambasadës së SHBA-së në Teheran. Disa javë pas largimit të shahut, Ajatollah Ruhollah Khomeini u kthye nga mërgimi  14-vjeçar në Paris. Në mars të vitit 1979, në një referendum u votua me shumicë dërrmuese në favor të zëvendësimit të monarkisë me një qeveri islamike.

Në Shtetet e Bashkuara, gjatë gjithë krizës, kishte zemërim dhe zhgënjim për pengjet e mbajtura. Një demonstratë anti-iraniane u mbajt në Uashington, më 9 nëntor, 1979.

Rrëmbyesit iranianë publikonin fotografi të pengjeve amerikane, duke ndenjur rehat. Ky imazh i një punonjësi të ambasadës dhe i një ushtari amerikan u paraqit në një konferencë shtypi në Teheran, më 9 nëntor, 1979. Por, bota e jashtme nuk kishte pothuajse asnjë qasje te pengjet dhe, në realitet, ato kanë përjetuar rrahje dhe tallje. Dy kanë bërë përpjekje për vetëvrasje.

Një studente iraniane duke patrulluar para ambasadës më 10 nëntor, 1979, derisa mijëra demonstrues u mblodhën, duke brohoritur parulla anti-amerikane. Udhëheqësit e pengmarrësve kanë thënë më vonë se kurrë nuk kanë pritur që do ta mbajnë ambasadën për më shumë se disa orë. Ata kanë thënë se e kanë ndryshuar planin pasi Ajatollah Khomeini i ka miratuar veprimet e tyre.

Tre pengje të liruara nga ambasada e SHBA-së më 19 nëntor, 1979, dërgohen nga një konferencë shtypi në aeroport. Nga e majta: Kathy Gross, 22 vjeçe, nga Pensilvania, Ladell Maples, 23 vjeç, nga Arkansas, dhe William Quarles, 23 vjeç, nga Uashingtoni D.C.

Trembëdhjetë amerikanë u lanë të lirë më 21 nëntor, 1979, dhe u dërguan në bazën e Forcave Ajrore të SHBA-së në Visbaden të Gjermanisë Perëndimore, ku u paraqitën para gazetarëve. Lloyd Rollins, në podium, lexoi një deklaratë nga ish-rrëmbyesit e tyre. Radha e përparme nga e majta: Terry Robinson, Joseph Vincent, James Hughes, Joan Walsh, Kathy Gross dhe Anne Johnson. Rreshti i pasmë nga e majta: Terry Redford, Liz Montagne, Wesely Williams, William Quarles, Ladell Maples dhe David Walker.

Përpjekjet e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për të kontrolluar pengjet u penguan. Delegatit të organizatës, Andre Tschiffeli (në mes), iu lejua vetëm një takim dyorësh me studentët rrëmbyes më 24 nëntor, 1979. Atij nuk iu dha qasje te pengjet. Përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara gjithashtu u mbajtën larg.

Vajza jetime iraniane demonstrojnë jashtë ambasadës më 27 nëntor, 1979, duke kërkuar kthimin e shahut për ndjekje penale.

Për të kontrolluar turmat në rritje të demonstruesve anti-amerikanë, u ngrit një gardh çeliku rreth portave të ambasadës në Teheran. 

Disa qytetarë amerikanë i mbështetën kërkesat e studentëve iranianë. Dy amerikane, Carol Downer (majtas) nga Llos Angjelles dhe Rebecca Chalker (djathtas) nga Florida, mbajnë një shenjë përpara Ambasadës së SHBA-së, duke bërë thirrje për vdekjen e shahut, më 15 dhjetor, 1979. Shenja iu atribua punonjësve postarë të Çikagos.

Iranianët në shi për të demonstruar solidaritetin e tyre me studentët, më 15 dhjetor, 1979, pasi u mor lajmi se shahu shkoi në Panama.

Pengjet në prag të Krishtlindjeve, 1979. Qindra karta të dërguara nga dashamirës në Shtetet e Bashkuara u janë dorëzuar rojeve iraniane, që kanë premtuar se do t'ua dorëzojnë pengjeve pas inspektimit, por kjo nuk ka ndodhur kurrë.

Pas Krishtlindjeve të dyta në robëri, pengjeve u është lejuar të dërgojnë mesazhe te familjet e tyre. Deklaratat e tyre u transmetuan në televizionin amerikan, më 27 dhjetor, 1980. 

Presidenti amerikan, Jimmy Carter, duke përgatitur për një adresim televiziv nga Zyra Ovale më 25 prill, 1980. Ai njoftoi se vendimi i tij për të dërguar një mision shpëtimi në Iran ka përfunduar në katastrofë. Operacioni Eagle Claw duhej të ndërpritej. Tetë ushtarakë amerikanë vdiqën.

Rrënojat e një avioni të djegur amerikan C-130 Hercules inspektohen nga trupat iraniane në shkretëtirën Dasht-e Kavir, rreth 500 kilometra larg Teheranit, më 26 prill, 1980. Një helikopter RH-53 u përplas me avionin gjatë përpjekjes për të çliruar pengjet amerikane. Misionin e penguan problemet mekanike dhe një stuhi ranore, ndërsa një komandant amerikan e këshilloi Carterin ta ndërpresë. Aksidenti ndodhi pasi u dha urdhri për ndërprerje. Carter, për humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të 1980-ës, e fajësoi kryesisht dështimin e tij për të liruar pengjet.

Të lirë pas një procesi të mundimshëm bisedimesh, të ndërmjetësuara nga Algjeria, 52 pengjet e mbetura mbërrijnë në Visbaden të Gjermanisë Perëndimore, më 20 janar, 1981. Pengjet u liruan vetëm disa minuta pasi Ronald Reagan u betua si president i SHBA-së. Katërmbëdhjetë pengje u liruan gjatë vitit paraprak, duke përfshirë një për arsye mjekësore.

Ish-pengu Alan Golacinski, nga Merillend, gjatë një parade në Menhetën, në nderim të amerikanëve që u kthyen, më 30 janar, 1981. Me marrëveshjen që rezultoi me lirimin e pengjeve u dakordua edhe lirimi i 7.9 miliardë dollarëve të pasurive iraniane, që mbaheshin jashtë vendit. Pengjet nuk u lejuan të padisin Iranin, por në vitin 2015, secilit iu ndanë 4.4 milionë dollarë nga Qeveria amerikane. Paratë janë marrë nga një gjobë prej 8.9 miliardë dollarësh, kundër bankës franceze BNP Paribas, për rolin e saj në shkeljen e sanksioneve ekonomike kundër Iranit.