Një dimër i ashpër pret Evropën
Your browser doesn’t support HTML5
Ende pa e marrë veten nga tronditja që i ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, Evropa është duke hyrë në një krizë të re energjetike, të paparë me vite. Çmimet e rrymës janë duke u rritur në qiell dhe, me afrimin e dimrit, situata mund të përkeqësohet për miliona familje, paralajmërojnë ekspertët.