Protestuesit bëhen kreativë gjatë protestave antiqeveritare në Bjellorusi
Protestuesit shpesh e kanë krahasuar presidentin autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka me kacabu, falë vlogerit Syarhey Tsikhanouski, i cili u ka bërë thirrje bjellorusëve që ta “shtypin” Lukashenkan me papuçet e tyre. Tsikhanouski ka tentuar që të garojë në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit, por nuk mundi pasi u arrestua në muajin qershor në Minsk dhe ende vazhdon të jetë në paraburgim. Por, gruaja e tij, Svyatlana Tsikhanouskaya garoi në vend të tij. Ajo pas zgjedhjeve iku për në Lituani, pasi tha se rezultatet zgjedhore u manipuluan.
Protestuesi në anën e djathtë mban një pano ku shkruan: “Nuk jam kriminel, jam i punësuar”. Ky mbishkrim është referencë për fjalimin e Lukashenkas që e mbajti më 12 gusht, ku tha se “bërthama e të gjithë atyre, të ashtuquajturve protestues, janë njerëz me të kaluar kriminale dhe aktualisht të papunë. Ata nuk kanë punë, prandaj bredhin nëpër rrugë dhe sheshe”.
Më 16 gusht, bjellorusët që jetojnë në Republikën Çeke – së bashku me mbështetësit e tyre – me trupat e tyre formuan “zemrën” gjatë një tubimi në Pragë. Përmes këtij tubimi, u shpreh solidariteti dhe mbështetja për protestuesit antiqeveritarë në Bjellorusi.
Dy performues në Minsk të Bjellorusisë, të veshur me ngjyrat e flamurit bjellorus, marrin pjesë në protestat antiqeveritare më 16 gusht.
Një protestuese mban një pankartë ku shkruan : “(Komisioni Qendror i Zgjedhjeve) rregulloni viruset”, një referencë për “gabimet” e mundshme kompjuterike, që i dhanë fitoren Lukashenkas me 80 për qind të votave.
Gratë gjatë një proteste më 12 gusht në Minsk mbajnë në duar një pankartë ku thuhet “Dashuria nuk sforcohet”.
Një grua gjatë një proteste më 13 gusht në Minsk, ka shfaqur tatuazhin që ka bërë në këmbën e saj ku thuhet: “Lulet janë më të mira se plumbat”.
Disa gra marrin pjesë në një protestë në Moskë më 15 gusht, për të shprehur solidaritetin e tyre me protestuesit bjellorusë. Panoja që mban gruaja që gjendet në anën e majtë të fotografisë shkruan: “Gratë janë paqe dhe dashuri. Rroftë Bjellorusia”.
Në këtë pankartë shkruhet: “Hiqni dorë nga gishtat e kaltër”. Kjo shprehje është referencë për një deklaratë që Lukashenka ka bërë në nëntor të vitit 2019. Ai iu kishte thënë gazetarëve se nuk do të mbahej me gishta për mandatin presidencial sepse ato do të mavijoseshin dhe do të bëheshin të katërta, nga shtrëngimi.
Një grua në Bjellorusi gjatë një proteste në Homel. Në panon që ajo mban në duar shkruan: “Sot na dhuruan lule. Nesër do të na rrahin”.
Pak kohë pas zgjedhjeve të 9 gushtit, ku shumica e kandidatëve potencialë u penguan që të garonin, Lukashenka i quajti protestuesit antiqeveritar “dele” dhe shtoi se protestat po organizohen nga jashtë. Gjatë Marshit për Liri të mbajtur në Minsk, një grua (që gjendet në qendër të fotografisë) mban në duar një pankartë ku shkruhet: “Unë jam dele”.
Një burrë mban në duar një pano ku shkruhet : “Më vjen turp që kam mustaqe”, një referencë për Lukashenkan, i cili gjithashtu ka mustaqe.
Një burrë mban në duar një pankartë ku thuhet “Mbreti është lakuriq” gjatë një protete opozitare në Minsk më 16 gusht.