Shpërthim në Kuvendin e Kosovës
Your browser doesn’t support HTML5
Kuvendi i Kosovës është sulmuar me mjet shpërthyes nga distanca, të enjten në mbrëmje rreth orës 23.00, i tha Radios Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai tha se nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e Kuvendit por nuk ka pasoja në njerëz. Video: Radio Evropa e Lirë