Dy persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 615 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur të hënën Ministria e Shëndetësisë së Kosovës (MSH).
Sipas raportit ditor, MSH-ja njofton se rastet e reja dolën pas testimit të 1.465 mostrave. Nga kjo shifër i bie që përqindja e rasteve që kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19 është 41.97 për qind.
Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 285 persona.
Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 5.687.
SHIKONI EDHE: Humolli: Të shmangen grumbullimet në masëKosova së fundmi po regjistron rritje të rasteve me sëmundjen COVID-19, duke shtyrë autoritetet që të bëjnë thirrje që qytetarët të mbajnë maska në ambiente të mbyllura dhe të vaksinohen kundër koronavirusit.