Disa qytete në Kosovë janë duke u përballur me vërshime si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të ditëve të fundit.
Vërshime në Lagjen e Boshnjakëve, në pjesën veriore të Kosovës më 19 janar 2023.
Niveli i ujit në lumin Ibër është rritur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Disa shtëpi të përmbytura nga uji në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Në Mitrovicën e Veriut, drejt urës kryesore, lumi Ibër ka arritur lartësinë e shëtitores, kështu që karriget në pushimore janë zhytur në ujë.
Reshjet e shiut të enjten kanë shkaktuar vërshime edhe në Zveçan.
Rruga e asfaltuar nga Zveçani për në Zhitkovc, Zherovnicë dhe Zubin Potok është vështirë e kalueshme me vetura.
Lumi Ibër ka vërshuar shtëpitë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore.
Qyteti më i prekur nga vërshimet sipas raportimeve është Skenderaj ku autoritetet lokale kanë shpallur gjendje emergjente.
Lumi Klina dhe disa degë të tij, kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar vërshime në rreth dhjetë fshatra të kësaj komune.
Vërshimet në pjesën jugore të Mitrovicës më 19 janar 2022.
Një vajzë duke ecur nëpër një rrugë të përmbytur nga uji në jug të Mitrovicës.