Protestat e së enjtes në veri përmes fotografive

Qytetarët në Zveçan u mblodhën që në orët e hershme të mëngjesit të 1 qershorit për të protestuar kundër kryetarit shqiptar.

Situata në Zveçan mëngjesin e së enjtes raportohet të jetë e qetë. 

Protestuesit serbë në Zveçan.

Në Zubin Potok po proteston një numër i vogël i qytetarëve serbë. 

Situata në Zubin Potok raportohet e qetë mëngjesin e së enjtes.

Policia e Kosovës qëndron para ndërtesës komunale në Zubin Potok.

Gra të veshura me bluza të bardha dhe të kuqe duke protestuar në Zubin Potok.


Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, punonjësit e institucionit parashkollor në Zveçan kanë performuar në afërsi të ndërtesës së komunës, e cila është siguruar nga pjesëtarët e KFOR-it. Ky institucion punon në sistemin serb.
 

Në Zveçan, punonjësit e Autoritetit të Përkohshëm të kësaj komune, që funksionon nën sistemin e Serbisë, u regjistruan në listën e të punësuarve që u vendos në një tavolinë, si dëshmi që “vijnë në punë”.

Pjesëtarë të KFOR-it duke bërë roje në Leposaviq.

Protestues serbë tashmë janë mbledhur edhe në Leposaviq, ku para objektit të komunës janë vendosur ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR.

Një tjetër pamje nga Leposaviqi.

Protestuesit në Zubin Potok mëngjesin e së enjtes. 

Pjesëtarë italianë të KFOR-it duke qëndruar roje pas gardhit me tela në Leposaviq, Kosovë, 1 qershor 2023.

Pjesëtarë të KFOR-it janë parë në disa rrugë në Zveçan mëngjesin e së enjtes.

NATO-ja është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e këtij vendi, të banuar me shumicë serbe, deklaroi të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.

Protestuesit në Zveçan.