Përmbytje në Kosovë, Shqipëri e Serbi

Ujërat nga përmbytjet ka rrethuar Xhaminë e Plumbit pas reshjeve të dendura në Shkodër, Shqipëri, më 21 nëntor 2022.

Ujërat nga përmbytjet e së dielës ende nuk janë tërhequr dhe vazhdojnë të shkaktojnë dëme në ekonomitë familjare. Istog, më 21 nëntor 2022.  

Avdi Dervishaj me gruan në shkallët e shtëpisë së tyre ndërsa oborri është i tëri i përmbytur, komuna e Istogut.  

Një pamje nga ajri e një zone të përmbytur pranë Shkodrës, Shqipëri, më 21 nëntor 2022.

Një tjetër pamje e Xhamisë së Plumbit në Shkodër, më 21 nëntor 2022.

Përmbytjet në Shkodër.

Përmbytjet në komunën e Vushtrrisë, Kosovë, më 20 nëntor 2022. 

Përmbytja e rrugës magjistrale Prishtinë - Mitrovicë.

Istogu, Peja, Vushtrria dhe Juniku janë ndër komunat më të prekura nga përmbytjet.

Shtëpi të përmbytura në fshatin Bleran të Shkodrës, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, Shqipëri, 20 nëntor 2022.

Lumenj të dalë nga shtrati, Vushtrri, Kosovë, më 20 nëntor 2022.  

Përmbytjet që shkaktuan shirat e furishëm të dielën, dëmtuan shtëpi, biznese, kultura bujqësore dhe rrugë në disa komuna të Kosovës.

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan prurje në lumenj. Vushtrri, 20 nëntor 2022.  

Përmbytjet në rajonin e Vushtrrisë, 20 nëntor 2022.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tha se reshjet e shiut me intensitet dhe shtrirje të ndryshme territoriale do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së hënë.

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Vushtrri, Maliq Ferizi, tha se situata me vërshimet është vënë nën kontroll.

Përmbytjet afër Urës së Zallçit, në komunën e Istogut, 21 nëntor 2022.

Shtëpi të përmbytura në një vendbanim afër Novi Pazarit.

Oborri i përmbytur i një shtëpie në Novi Pazar, më 20 nëntor 2022.

Përmbytjet nga reshjet e dendura të shiut në Novi Pazar, Serbi, më 20 nëntor 2022. 

Përmbytje pranë Rashkës në Serbinë juglindore, lumi Ibër, 20 nëntor 2022.

Vërshimet kanë përmbytur edhe tokat bujqësore në Novi Pazar.

Një tjetër pamje nga përmbytjet në Novi Pazar.