Kosova, e rrezikuar nga dezinformimi

Your browser doesn’t support HTML5

Kosova është ndër vendet evropiane më të rrezikuara nga dezinformimi dhe keqinformimi, sipas Open Sociaty Foundation. Rreziku për keqinformim dhe dezinformim rritet me përdorimin e madh të platformave digjitale. Në Kosovë aktualisht janë rreth 870 mijë përdorues të platformës sociale Facebook, e cila sipas Institutit Kombëtar Demokratik, është kryesorja që kosovarët përdorin për marrjen e informatave lidhur me ngjarjet në vend. Në këtë episod flasim për temat, target-grupet dhe atë se çfarë mund të bëhet lidhur me këtë fenomen.