Artistet kosovare në Sarajevë: Kemi të njëjtat probleme

Vepra artistike e artistëve nga Kosova e quajtur “Wild Beast” është një vepër multimediale e përbërë nga objekte dhe performanca. Fjalët që përbëjnë mallkime shfaqen në ekranet LED. Artistët thonë se pa zhurma, këto mesazhe zbulojnë dhunën gjuhën e urrejtjes së përditë përdoren ndaj grave. Zhurma e fshesës elektrike simbolizon punën e papaguar të grave, por edhe normat e imponuara të heshtjes së dëshirueshme nga fikja e fshesës elektrike dhe zhurmat e padëshiruara të të folurit të grave gjatë punës.
 

Artistja Alketa Sylaj nga grupi Haveit në Prishtinë (e para nga ana e djathtë e fotografisë) ndodhet për herë të parë në Bosnjë e Hercegovinë. “Nuk e kemi ekspozuar shpesh këtë vepër. Ne menduam se do të ishte mirë dhe ky është një koncept i mirë sepse flet për jetën e një amvise, dhe kemi përdorur gjuhën që përdoret dhe është aq traumatike të rritesh me një gjuhë të tillë. Këto gjëra janë shumë stresuese për fëmijët, është shumë e vështirë që më vonë të shkëputesh nga këto mallkime”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.
 

Ekspozita gjendet në galerinë Manifesto të Sarajevës.
 

Një nga punimeve të ekspozuara është edhe vepra e Alije Vokshit, gruaja e parë në Kosovë që diplomoi në pikturë. Alije përfaqëson pikënisjen e zhvillimit të artit të grave dhe feminist në Kosovë.
 

“Dashtë Zoti e mos u zgjofshi” – një nga mallkimet që është ekspozuar nga artistët. Ata thonë se këto lloj mallkimesh u thuhen më së shpeshti vajzave.
 

Artistët e Kosovës shumë rrallë ekspozojnë veprat e tyre në Bosnjë, për shkak të vizave që kërkohen për udhëtim. Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina aplikojnë regjim vizash, pasi Bosnja nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Pranimi i njohjes është kundërshtuar nga zyrtarët serbë në shtet, përkatësisht nga anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.
 

Alketa Sylaj thotë se është zhgënjyese për të si artiste që nuk mund të udhëtojë lirshëm, pasi ajo ftohet shpesh, por për shkak të problemeve me viza nuk mund të marrë pjesë në ekspozita.

“Kjo të vendos në vendin e duhur – OK, unë jetoj këtu. Të bën të kuptosh se jeton në një pjesë të botës që nuk është e lirë, për askënd, dhe veçanërisht nuk është e lirë për artistët. Evropa është ende e mbyllur për ne. Po kalojmë nëpër procedura, burokraci”, thotë ajo.

Ajo beson se Bosnjë e Hercegovina kanë të njëjtat probleme, “por unë e di se ende ka shumë artistë që po e ndryshojnë këtë, po punojnë në ndërgjegjësimin tonë për feminizmin. Interneti ka ndihmuar, njerëzit janë hapur ndaj ideve të reja. Unë shpresoj që brezi i ardhshëm nuk do të kalojë nëpër atë që ne që ne kemi përjetuar”.
 

Vepra e artistes Laureta Hajrullahu flet për të ardhmen e feminizmit në të gjithë hapësirën kibernetike. Për këtë vepër, artistja është frymëzuar nga estetika e video-lojërave dhe rëndësia që kishin ato për lëvizjen feministe nga fundi i shekullit 20 deri në fillim të shekullit 21. Vepra, siç thotë artistja, e zhvendos luftën feministe në hapësirën virtuale.
 

Ndërprerja dhe ndezja e sërishme e fshesave me elektricitet, thonë artistet, shkakton shqetësim te vizitorët dhe sipas tyre, të njëjtin shqetësim e kanë edhe gratë kur ndërpriten kur janë duke folur.
 

“Unë mendoj se jetojmë në një realitet të ngjashëm, prandaj na duhen të njëjtat ndryshime. Jetojmë në shoqëri patriarkale, prandaj duhet t’i ndryshojmë. Gratë nuk fuqizohen ashtu siç duhet. Prandaj duhen ngjarje të tilla, ku ne mund të ndajmë përvojat tona”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Renea Behluli, drejtoreshë e Mini Studio në Prishtinë, që organizoi ekspozitën.
 

“Duhej të aplikonim për viza, shkuam në Shkup në Ambasadën e Bosnjë e Hercegovinës. Por, prisnim më keq, nuk ishte aq e tmerrshme. Le të themi se ishte shumë më keq se më 2014 kur isha këtu për herë të parë”, tha Reea.
 

“Zoti të qorroftë”, “Do Zoti shurdhohesh", “Zoti ta theftë qafën”. Këto janë disa nga mallkimet që iu thuhen vajzave, e më vonë grave në Kosovë, por edhe në Bosnjë e Hercegovinë. Ekspozita “Të jesh pionier: Feminizmi, arti, ardhmëria” e hapur nga gjashtë artiste nga Kosova flet për problemin e anti-feminizmit dhe dhunës që vuajnë gratë, stereotipat dhe kufizimet, por edhe pabarazitë. Ekspozita u hap në galerinë Manifesto të Sarajevës më 17 qershor. Kjo është hera e parë disa artiste të Kosovës vizitojnë Bosnjë e Hercegovinën, për shkak të regjimit të vizave midis dy shteteve. Ato e shohin këtë si pengesë të madhe kur bëhet fjalë për shkëmbimin kulturor midis Bosnjës dhe Kosovës, por për potencialin që ka arti për të ndryshuar shoqëritë, të cilët artistët besojnë se kanë të njëjtat probleme.