Vapa në Kosovë: Dikush në ujë e dikush në fushë
Një shitës freskon shalqinjtë me ujë gjatë valës së të nxehtit në fshatin Krushë, Kosovë, 16 korrik 2024.
Njerëzit duke u freskuar në lumin Erenik gjatë valës së të nxehtit, afër Gjakovës, Kosovë 16 korrik 2024.
Në pritje të blerësve, shitësit e shalqirit në ambiente të hapura kujdesen që t'i mbajnë këto fruta sa më të freskëta nën një rrjedhë të vazhdueshme uji.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë e Kosovës vazhdimisht u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë valës së të nxehtit.
Ndër rekomandimet e autoriteteve për qytetarët është që të qëndrojnë në vende të freskëta.
Disa qytetarë kanë gjetur freskinë nën një hije brenda lumit Erenik.
Një pamje nga droni tregon fermerët duke vjelë speca në një plantacion në rajonin e Gjakovës mes temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.
Një fëmijë shijon freskinë e ujit në lumin Erenik mes vapës së korrikut.
Shkaku i temperaturave të larta, IHMK-ja ka rekomanduar që qytetarët të kufizojnë ekspozimin ndaj rrezeve të diellit, të pinë ujë sa më shpesh dhe të mos konsumojnë ushqim të yndyrshëm.
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka urdhëruar kufizim të orarit të punës në vend për kategori të caktuara, nga 13 deri më 20 korrik, për shkak të temperaturave të larta me të cilat po përballet vendi.
Vjelja e specave në arat e Bishtazhinit në komunën e Gjakovës.
Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë ndalon punën në ndërtimtari në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në orën 17:00, në të gjithë territorin e Kosovës.
Fermerë të veshur me rroba të gjata e kapela me pëlhura për t'u mbrojtur nga dielli derisa vjelin kulturat e tyre bujqësore në një arë.
Një burrë hidhet në një lumë të cekët për t'u freskuar ndërsa temperaturat kanë arritur 38 gradë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) i udhëzoi qytetarët këtë javë që të mbrohen nga vala e nxehtësisë.
"Vala e të nxehtit që po dominon këtyre ditëve mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve dhe sidomos të grupeve të cenueshme", tha IKSHPK-ja.