Kosova dhe Serbia pranojnë "Marrëveshjen drejt normalizimit"
Your browser doesn’t support HTML5
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan në Bruksel, më 27 shkurt, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në tryezën e bisedimeve ishte propozimi i BE-së, i titulluar "Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë". Në deklaratën e lëshuar pas takimit, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, tha se palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)