Kosova fiton ndaj Izraelit në një ndeshje me masa të rrepta të sigurisë
Your browser doesn’t support HTML5
Nën masa të rrepta të sigurisë, Kosova mposhti kombëtaren e Izraelit me rezultat 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Për tifozët pati masa të ashpra të sigurisë dhe ata që u futën në stadium kaluan kontrolle të rrepta. Përveç vërshëllimave herë pas here ndaj lojtarëve izraelitë, ndeshja kaloi pa ndonjë incident. Ndeshja, fillimisht, ishte planifikuar të zhvillohej më 15 tetor, por ishte shtyrë shkaku i luftës së Izraelit me Hamasin, grupin radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.