Kosova mbyll nëntë objekte të Postës së Serbisë, Beogradi e cilëson nxitje për konflikt
Your browser doesn’t support HTML5
Nëntë objekte të Postës së Serbisë u mbyllën në pjesën veriore të Kosovës. Policia e Kosovës tha se mbyllja u bë për shkak se ky institucion operonte ilegalisht në territorin e Kosovës. Mbyllja nxiti reagimin e Serbisë, e cila tha se ky veprim bie ndesh me marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe se është përpjekje për presion mbi serbët e Kosovës. (Përgatitën: Shkëlqim Hysenaj dhe Bujar Tërstena)