Protestuesit bllokuan trafikun në Shkup

Your browser doesn’t support HTML5

Demonstratat kundër qeverisë së Maqedonisë sot e kanë marrë një drejtim të ri. Pas disa javësh të protestave me bomba ngjyra-ngjyra gjatë natës, aktivistët kanë vendosur që sot ta ndalin trafikun në qendër të Shkupit, në kohën kur qarkullimi është i dendur. Ata i bllokuan udhëkryqet kryesore me automobila dhe makina të tjera. Protestusesit thanë se janë ballafaquar me kërcënime në rritje nga ana e autoriteteve. Por, ata kanë shprehur përkushtim për vazhdimin e demonstratave derisa kërkesat e tyre, përfshirë atë për dorëheqjen e presidentit Gjorgje Ivanov, të plotësohen.Protestat në Shkup kanë filluar më 12 maj, pasi Ivanovi i amnistoi dhjetëra politikanë dhe zyrtarë të implikuar në skandalin e përgjimit dhe në korrupsion.