Edhe Zaev hedh bomba me ngjyrë

Your browser doesn’t support HTML5

Lideri i partisë kryesore opozitare në Maqedoni, Zoran Zaev, u është bashkuar protestuesve anti-qeveritarë më 25 maj në Shkup. Zaev, kryetar i Lidhjes Social-Demokrate të Maqeodnisë, ka hedhur bomba me ngjyrë në Ministrinë e Drejtësisë, në vazhdën e të ashtuquajturit Revolucion Shumëngjyrësh. Ai ka thënë se do që të tregojë solidaritetin me aktivistët që janë arrestuar nga policia. Protestat në Maqedoni kanë nisur qysh në mes të prillit, pasi presidenti Gjorgje Ivanov ka falur disa politikanë dhe zyrtarë qeveritarë, të përfshirë në krime të ndryshme. Protestuesit po ashtu kanë vënë lule te monumenti i Josip Broz Titos, për të shënuar ditëlindjen e ish-liderit komunist të Jugosllavisë.