871 raste të reja me koronavirus janë raportuar të enjten në Kosovë, sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
MSH tha se, në bazë të 2 mijë e 376 mostrave të testuara gjatë 24 orëve, 36.65 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Aktualisht, janë 3,263 raste aktive me koronavirus në Kosovë.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Të mërkurën, një persona kanë vdekur nga COVID-19.
Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit.
Muajt e pranverës kanë qenë kryesisht të qetë sa u përket infektimeve - ka pasur ditë me zero raste. Shkalla e infeksionit është në rritje edhe në vende të tjera të Ballkanit dhe më gjerë.