Korfuzi është kthyer në ishullin e fundit grek që ka lëshuar urdhër për evakuim, teksa Greqia po përballet me zjarre pyjore.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale është parë ishulli i përfshirë nga flakët.
Urdhri në këtë ishull vjen pasi rreth 19.000 persona janë evakuuar nga ishulli tjetër grek Rodos, që është përfshirë, po ashtu, nga zjarret.
SHIKONI EDHE: Frikë nga përhapja e flakëve mes evakuimeve në RodosShumë persona janë detyruar të ikin nga hotelet, pasi zjarret kanë vazhduar të përhapen nga qendra e ishullit grek.
Greqia ka regjistruar ditëve të fundit temperaturë mbi 40 gradë Celsius dhe për pasojë në disa zona janë përhapur zjarret.
Presidenca greke ka thënë se plani që e hëna të shpallet festë kombëtare, tani është anuluar, si pasojë e “kushteve të jashtëzakonshme në shtet, për shkak të zjarreve”.
Korfuzi – që gjendet në Detin Jon, në veriperëndim të Greqisë – është destinacion i vizituar shumë nga turistët, kryesisht ata britanikë.