Koreja e Veriut ka bërë të ditur se përpjekja e saj e dytë për ta vendosur një satelit spiun në hapësirë dështoi më 24 gusht, tre muaj pas dështimit të përpjekjes së parë.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka bërë prioritet për vendin e ri lëshimin e një syri ushtarak në qiell, duke pretenduar se vendin e tij, që posedon armë bërthamore, ofron kundërpeshën e nevojshme ndaj aktivitetit të shtuar të forcave amerikane në rajon.
Administrata Kombëtare e Zhvillimit të Hapësirës Ajrore (NADA) “drejtoi lëshimin e dytë të satelitit zbulues Malligyong-1”, tha Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.
“Lëshimi dështoi për shkak të një gabimi në sistemin e shpërthimit emergjent gjatë fluturimit të fazës së tretë”, tha NADA, duke shtuar se problemi “nuk ishte një problem i madh” dhe se do ta tentonte lëshimin e këtij sateliti sërish në tetor.
SHIKONI EDHE: Pse lëshimi i satelitëve të Koresë së Veriut është kaq kundërthënës?Ushtria e Koresë së Jugut tha se detektoi lëshimin e raketës së supozuar hapësinore rreth orës 3:50 të mëngjesit, sipas kohës lokale, dhe se ajo fluturoi mbi Detin e Verdhë. Ajo shtoi se kishte filluar një operacion kërkimi dhe gjetjeje të rrënojave të raketës.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Koresë së Jugut kritikoi këtë përpjekje të Koresë së Veriut dhe përpjekjen e saj të mëparshme në maj, duke thënë se Pheniani “po shpërdoronte burimet e pakta për provokime të pamatura, ndërsa fajëson zyrtarët më të ulët për situatën ekonomike që po e çon popullin drejt urisë dhe vdekjes”.
SHIKONI EDHE: Dështon lëshimi i satelitit të Koresë së Veriut, raketa bie në detKoreja e Veriut kishte njoftuar rojën bregdetare të Japonisë se një lëshim satelitor do të ndodhte midis 24 dhe 31 gushtit, duke bërë që Tokio të mobilizonte anijet dhe sistemin e saj të mbrojtjes raketore PAC-3.
“Sjellja e tillë bie ndesh me rezolutat e OKB-së dhe ne po e protestojmë atë me vendosmëri”, tha kryeministri japonez, Fumio Kishida.
Koreja e Veriut është e ndaluar me rezoluta të shumta të OKB-së të testojë teknologjinë balistike, e cila përdoret si për satelitët, ashtu edhe për raketat hapësinore.
Lëshimi “rrezikon ta destabilizojë situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Adrienne Watson.
Kjo përpjekje e fundit e Koresë së Veriut vjen menjëherë pasi Uashingtoni dhe Seuli filluan stërvitjet e mëdha të përbashkëta ushtarake më 21 usht. Këto stërvitje vjetore, të cilat gjithmonë zemërojnë Phenianin dhe janë shënjestruar nga hakerët e Koresë së Veriut, do të zgjasin deri më 31 gusht.
SHIKONI EDHE: Lideri i Koresë së Veriut mbikëqyr testimin e raketës lundruese, ndërsa Jugu nis stërvitjet me SHBA-nëMarrëdhëniet midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut janë tensionuar veçanërisht shumë së fundi dhe përpjekjet diplomatike janë bllokuar pas tentimeve të dështuara për ta diskutuar denuklearizimin e Phenianit.