Agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA, ka thënë më 6 janar se një ditë më parë, Koreja Veriore ka testuar raketë hipersonike dhe se testimi ka treguar me sukses kapacitetet e raketës për t’u ngjitur dhe manovruar.
Lansimi i 5 janarit përbën testimin e dytë të një rakete hipersonike në Korenë Veriore, prej muajit shtatorit të vitit të kaluar.
Ushtritë japoneze dhe ajo jugkoreane kanë identifikuar lansimin e një rakete më 5 janar, mirëpo kanë ofruar pak të dhëna.
Predha ka rënë në ujë.
Agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA, ka thënë se “koka luftarake hipersonike” ka manovruar 120 kilometra para se të qëllonte shënjestrën 700 kilometra larg.
SHIKONI EDHE: Koreja e Veriut po e zhvillon me vrull programin bërthamor, thotë OKB-jaArmët hipersonike konsiderohen gjenerata e re e armëve dhe shumë ushtri të fuqishme, përfshirë në Shtetet e Bashkuara, Rusi dhe Kinë, tashmë i kanë testuar ato.
Ato janë më të shpejta sesa raketat balistike dhe kanë kapacitet për t’iu ikur sistemeve aktuale për mbrojtje.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë më 5 janar se testimi i raketës ka shkelur disa rezoluta në Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe përbën kërcënim për fqinjët e Koresë Veriore, si dhe për komunitetin ndërkombëtar.